Derbi Tirana-Dinamo merr përsëri rrugët, për herë të dytë në…
Tirana do të jetë pritëse në derbin me Dinamon. Sfida do të luhet ditën e diel, me bardheblutë që ndaj bluve kanë një ndeshje shumë të rëndësishme.

Moment nga goli i Soler që u anulua nga VAR-i
Takimi nis në orën 17:00, ndërsa është planifikuar që përsëri të zhvendoset në Elbasan. Këtë vit dy skuadrat kanë zhvilluar ndeshje me dy tablo. Ndonëse bardheblutë nuk kanë fituar asnjë nga dy sfidat, kanë dominuar në fushë.
Në takimin e parë të luajtur në Vlorë, sfida u mbyll pa gola dhe pa fitues. Në përballjen e fazës së dytë, blutë triumfuan 2-1, por bardheblutë dominuan gjithë lojën. Tirana ka për qëllim që në këtë takim të marrë tri pikët, që janë vendimtare për mbijetesën e 26 herë kampionëve të Shqipërisë.
PANORAMASPORT.AL













