De la Fuente pas fitores 5-4 të Spanjës: Duhet t’i harrojmë minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2025 | 14:46

De la Fuente pas fitores 5-4 të Spanjës: Duhet t’i harrojmë minutat e fundit

Luis de la Fuente nuk di të ndalet. Trajneri i Spanjës, i cili ka fituar dy trofe me “Furinë e Kuqe”, ka siguruar një tjetër finale, të tretën radhazi për të si drejtues i ekipit.

Luis-de-la-Fuente

Spanja ka mundur Francën për të shkuar të dielën në finalen e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë. Dhe De la Fuente ka të gjithë të drejtën për të qenë i kënaqur me këtë arritje.

“Sigurisht që jam i kënaqur. Kemi arritur një tjetër finale dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sepse kjo skuadër po vazhdon të tregojë se ka uri për të fituar. Ndaj Francës ishte delikate, sepse po flasim për një skuadër kalibri dhe me lojtarë të shkëlqyer. Ndoshta e menduam të fituar para kohe takimin dhe për pak sa nuk na kushtoi. Gjithsesi mendoj se jemi me meritë në finale”, tha trajneri i Spanjës, që natyrisht nuk ka lënë mënjanë as rezervat.

“Mendoj se në fund lëshuam shumë dhe rrezikuam të arriheshim nga Franca. Duhet t’i harrojmë minutat e fundit, sepse kemi bërë shumë gabime. Natyrisht, edhe kundërshtari ka meritë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL