Daja me mungesa, detyrohet të bëjë ndryshime ndaj Bylisit
Dinamo do të luajë sot në transfertë ndaj Bylisit, ku Daja do të duhet që të bëjë ndryshime të shumta në formacion për shkak të mungesave, të cilat deri në këtë pikë të sezonit, kanë qenë të shumta te blutë.

Kështu, Aliji, Berisha e Dita mbeten jashtë ndërkohë që mund të rikthehet në fushë Guindo i cili duket se e ka lënë pas dëmtimin që e shqetësonte prej kohësh. Sa i përket mbrojtjes, Daja do të duhet sërish të bëjë ndryshime pasi i mungon qendra me të cilën ka luajtur pjesën më të madhe të kampionatit.
Kështu, mes dy shtyllave do të vendoset sërish Aldo Teqja, i cili nga e djathta do të ketë në ndihmë Bekim Maliqin, e në të majtë Lorranin. Në qendër, rikthehet Beqja sërish së bashku me Teikseirën ndërkohë që në mesfushë pritet që Qardaku dhe Vila ta nisin nga minuta e para teksa ka edhe një balotazh mes Qefalisë dhe Gudiabit me këtë të fundit më të avantazhuar.
Në sulm, Bregu dhe Nani do të jenë në krahë, për të ndihmuar Guindon që rikthehet si titullar.
PANORAMASPORT.AL













