Bylisi kërkon ringjalljen, Kamara gëzon me Josën
Bylisin e ndajnë edhe dy ditë nga transferta e radhës, e treta për këtë fazë të dytë të Superiores. Kanë sfiduar edhe shiun dje në mesditë dhe në fushë me bar artificial të kompleksit “Bylis”, mallakastiotët janë përgatitur për duelin e transfertës me Egnatian. Trajneri Mirel Josa dhe stafi kanë punuar me ushtrime tekniko-taktike. Më pas edhe lojë për djemtë, ndërsa ka angazhim maksimal nga secili prej tyre, por edhe optimizëm në prag të një dueli mjaft të rëndësishëm.

Skuadra vijon grumbullim dhe në prag të duelit me rrogozhinasit, trajneri Mirel Josa ka marrë një lajm të mirë, pasi me skuadrën është shfaqur në seancën e djeshme edhe Aboubakar Kamara. Rikthimi j tij dhe nisja e punës me grupin, sigurisht që është një impakt pozitiv. Megjithatë, nëse do të luajë apo jo në fundjavë do të vendosë trajneri Josa, duke parë formën e tij dhe nëse do të jetë në 100 përqind.
Gjithsesi e sigurt është që do të ketë lëvizje në 11-she dhe kjo është vënë re edhe në testet e kontrollit të zhvilluar ditët e fundit brenda grupit. Madje, duke ditur edhe forcën e kundërshtarit të radhës, por sidomos nevojën për pikë dhe synimin për t’u rikthyer te rezultati pozitiv, pritet që në Rrogozhinë të shkohet me mbrojtje të fortë dhe një sulm befasues.
Kështu Josa do të tentojë që të godasë rrogozhinasit në duelin e fazës se dytë. Kjo periudhë përgatitore shërbeu shumë pas disfatës në Vlorë. Mallakastriotët jo veëm kanë fituar qetësinë psikologjike para transfertës rrogozhinase, por edhe synojnë për më shumë. Madje, kanë fituar edhe rikuperimin e Kamarasë, që është një nga pikat e forta të skuadrës mallakastriote në linjën e djathtë.
ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL













