Bylisi do tri pikët ndaj Vorës, kapiteni Marku: Qëndrojmë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2026 | 9:29

Bylisi do tri pikët ndaj Vorës, kapiteni Marku: Qëndrojmë në Superiore

Bylisi i dy javëve të fundit në kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë është paraqitur me tjetër fytyrë, çka jep optimizëm dhe shpresë për vazhdimësinë. Fitorja e dy javëve më parë me Vllazninë dhe pika që skuadra mori në sfidën me Elbasanin, ka bërë që sfida e së dielës në orën 15:00 me Vorën, të marrë rëndësinë e veçantë në Ballsh, teksa synimi i klubit është vetëm fitorja.markuKAPITENI AUREL MARKU – Në një prononcim për “Panorama Sport”, një nga lojtarët më në formë të Bylisit këtë sezon është edhe kapiteni 21-vjeçar, Aurel Marku. “Fitorja ndaj Vllaznisë në “Adush Muçaj” dhe pika në Elbasan fundjavën e shkuar, apo dhe loja e mirë që ne bëmë në Kupën e Shqipërisë në Shkodër, na ka rikthyer optimizmin, por ka treguar se jemi skuadër me dëshirë dhe cilësi, pa thënë se kemi kualitet. Nuk kemi frikë asnjë ekip, sidomos me grupin që kemi, por edhe afrimet e realizuar që kanë kualitet dhe cilësi. Jemi të fokusuar te Vora, të cilën duhet që ta fitojmë si ndeshje sepse është shumë e rëndësishme ecuria në këtë fazë për ne si klub, por edhe objektivin që ne kemi për mbijetesën. Në gjykimin tim, janë skuadër e fortë dhe solide, që nuk pësojnë gol kollaj dhe kanë një kundërsulm të shpejtë. Por, ne e kemi nisur kthesën dhe për të hedhur hap të sigurt drejt mbijetesës në elitë, Jemi të plotë dhe të shfrytëzojmë formën e mirë që ne po kalojmë në kampionat, madje dhe në Kupë me pak fat mund të kualifikoheshim. Pikët në të tilla vlejnë dyfish, ndaj edhe duhet që të fitojmë me Vorën për të vijuar ecurinë pozitive, por edhe sepse konsolidojmë pozitat tona në renditje”, tha Aurel Marku.

FORMACIONI – U kanë dhënë fund pasditen e djeshme përgatitjeve dhe menjëherë kanë shkuar në grumbullim mallakastriotët në prag të duelit me Vorën në “Adush Muçaj”. Trajneri Mirel Josa dhe stafi kanë kërkuar angazhim maksimal dhe përqendrim total te kjo ndeshje. Skuadra mallakastriote, e ka të qartë objektivin dhe do të hyjë në fushë me synimin e vetëm, marrjen e një rezultati pozitiv, pse jo vetëm fitoren në këtë duel, por edhe lojën e bukur që e ka karakteristikë. Një duel jo i lehtë, por duket se Josa dhe stafi kanë vendosur që ta nisin me më të mirët. Bylisi afroi plot 15-lojtarë në merkaton e janarit. Ajo që bie në sy është se kontingjenti është i plotësuar, madje në këto ndeshjet e fundit ka pasur konkurrencë, jo vetëm për formacionin bazë, por edhe për 20-shen.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL