Bunjaku e bashkoi Partizanin me Vardarin, ish-bomberi i “demave” parashikon fundin e drejtorit të Tiranës: O Mino Raiola
Omer Bunjaku e bashkoi Partizanin me Vardarin, duke i cilësuar si klubet ku nuk do të punonte kurrë. Në sektorin e komenteve të “Panorama Sport” është shfaqur Edmond Dosti, pikërisht për deklaratën e drejtorit sportiv të Tiranës.

“Mino Raiola’ nuk do të vijë tek Partizani, pas derbit nuk do të jesh as aty ku je o ‘Raiola i Maqedonisë së Veriut. PMTP”, shkruan Dosti.
Ish-sulmuesi i Partizanit ishte pjesë e “demave” në titullin e vitit 1992/93, kur me 21 golat e tij shpallej edhe golashënuesi më i mirë.
ÇFARË DEKLAROI OMER BUNJAKU:
Nëse të vjen një ofertë nga Partizani…
“Përgjigja ime është shumë e thjeshtë, nuk mund t’i them djalit tim që do shkoj te Partizani. E paimagjinueshme. Ai e di që në dy klube nuk do kisha punuar kurrë, te Partizani dhe te Vardari”, u shpreh drejtori i Tiranës.
KOMENTI I EDMOND DOSTIT:

PANORAMASPORT.AL













