Bici “show” në volejboll, Shqipëria fiton me përmbysje kundër Luksemburgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 9:47

Bici “show” në volejboll, Shqipëria fiton me përmbysje kundër Luksemburgut

Pas një mungese të paprecedentë 8-vjeçare, Shqipëria e volejbollit të femrave është rikthyer në arenën ndërkombëtare, teksa ka debutuar dje në raundin parakualifikues të Ligës së Europës. Vajzat kuqezi e kanë nisur me këmbë të mbarë, duke shënuar një fitore të bukur kundër Luksemburgut në takimin e zhvilluar në Odense të Danimarkës. Një sukses që erdhi më përmbysje për Shqipërinë e drejtuar nga Nikola Koroneli, me trajnerin italian që e nis me fitore aventurën e tij në stolin e Kombëtares.

Screenshot 2026-05-30 094701

Protagonistja absolute e ndeshjes ishte Erblira Bici, një forcë e natyrës, e papërballueshme për luksemburgaset. Kapitenia udhëhoqi përfaqësuesen kuqezi, duke zhvilluar një ndeshje të nivelit të lartë, pa diskutim më e mira në parket, me 33 pikë të realizuara. Takimi nuk nisi në mënyrën më të mirë për Shqipërinë, pasi gjatë setit të parë Luksemburgu ishte gjithnjë përpara, duke fituar 21-25.

Megjithatë, Shqipëria reagoi më së miri me rikthimin në parket për fraksionin e dytë të lojës, duke e marrë bindshëm 25-17, për të vendosur ekuilibrat në sete. I treti, gjithashtu foli për vajzat e Kombëtares tonë, të cilat ishin të organizuara mirë dhe mjaftonte të nxirrnin në pozicionin finalizimi Bicin dhe më pas… “les jeux sont faits”, pra gjithçka quhej e mbyllur.

Kështu Shqipëria e fiton setin e tretë 25-15, duke përmbysur në 2-1, ndërsa merr edhe të katërtin 25-14, për të kompletuar triumfin final në shifrat 3-1, pas një takimi që zgjati 104 minuta. Kështu Shqipëria merr një sukses me vlera, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimin për në turin tjetër të kompeticionit. Më 30 maj në orën 18:00, vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e dytë në grup, teksa përballë do të kenë vendëset e Danimarkës, ndërsa më 31 maj do të sfidojnë Lituaninë në orën 15:00 në ndeshjen e fundit.

Screenshot 2026-05-30 094732

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL