BASKETBOLL FEMRA/ Fitore në transferta për Tiranën, Flamurtarin dhe Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2024 | 12:17

BASKETBOLL FEMRA/ Fitore në transferta për Tiranën, Flamurtarin dhe Partizanin

Kategoria e Parë e basketbollit për femra ka zhvilluar javën e nëntë me tri ndeshje, të luajtura të premten dhe të shtunën. Takimi hapës ishte në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”, aty ku Partizani mposhti Elbasanin vendës në shifra të thella 55-96 (13-24, 14-22, 17-17, 11-33).FBHNjë ndeshje e dominuar nga të kuqet e Eliverta Bujarit, ku lojtare të Partizanin prekën kuotë dyshifrore pikësh. MVP u shpall kapitenia Ornela Lalaj, me 12 pikë, 16 kërcime dhe 5 asistime të regjistruara në më pak se 25 minuta lojë. Për Elbasanin u dallua Dea Sali me 20 pikë, 5 kërcime dhe 9 asistime. Më tej të shtunën ishte radha për dy sfidat e tjera, ku fillimisht u zhvillua derbi mes Studentit dhe Tiranës.

Vajzat bardheblu triumfuan me rezultatin 40-50 (10-19, 10-11, 6- 12, 14-8) në një përballje me rendiment të ulët në sulm. Liliane Ndongbwo me 20 pikë, si dhe Morina Bojka e A’Lexxus Davis me nga 10 secila udhëhoqën skuadrën e trajneres Mirza Alibegaj në këtë fitore.

Për Studentin spikatën Marina Gjergji me 14 pikë dhe Ebi Dishnica me 10. Gjithçcka e thjeshtë për Flamurtarin në transfrtën e Durrësit kundër Teutës. Vlonjatet e drejtuara nga Agim Dalipi fituan në shifrat 75-93 (13-25, 16-24, 20- 26, 26-18).

Samra Omerbasiç me 12 pikë e 14 kërcime, Desire Ramos me 25 pikë e 11 kërcime si dhe Crystal Thomas me 18 pikë bënë diferencën për vlonjatet. Pas nëntë javësh javësh Flamurtari dhe Tirana kryesojnë me nga 15 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e tretë me 1 pikë më pak.100 101PANORAMASPORT.AL