Postuar: Gusht 31, 2025 | 13:05
Barazimi i Flamurtarit në Ballsh, udhëzimi i ish-lojtarit të Realit: Kjo është rruga që duhet ndjekur
Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Bylisit në stadiumin “Adush Muçaj”. Skuadrat u ndanë me rezultatin 3-3, ndërsa vlonjatët kanë pengun e madh pasi ishin në avantazh 2-0 në pjesën e parë.

Hoze Rodriges, ish-lojtari i Real Madrid, ka reaguar pas barazimit. Dhe pse tregon që nuk është i kënaqur me pikën e marrë, vë në pah pjesën e parë që Flamurtari mbylli në avantazh.
“Jemi të mërzitur për këtë pikë. Flamurtari do që të fitojë çdo ndeshje. Unë jam me paraqitjen e ekipit në pjesën e parë. Kjo është rruga që duhet ndjekur”.
Flamurtari numëron 1 pikë pas dy javësh të luajtura në Superiore. Vlonjatët e humbën takimin e parë me Elbasanin.

PANORAMASPORT.AL













