Postuar: Shkurt 16, 2026 | 23:09
Balta e Fushë-Krujës bëri xhiron e rrjetit, reagon Iliria: Ka sfida edhe në Angli! Kur moti flet, fusha vuan kudo në botë
Terreni i rënduar në duelin e Kategorisë së Parë, mes Ilirisë dhe Lushnjës, bëri xhiron e rrjetit, teksa klubi nga Fushë-Kruja, zgjodhi të reagonte në rrjetet sociale, duke bërë një paralelizëm, për një situatë të ngjashme, në futbollin anglez, në sfidën mes Grimsbit dhe Uolves, i vlefshëm për Kupën.

Fusha në këtë përballje la për të dëshiruar, duke u kthyer në një moçal të vërtetë më balë.

“Jo vetëm në Fushë-Krujë ka baltë, Futbolli ka sfida kudo, edhe në Angli. Kur moti flet, fusha vuan kudo në botë”, shkruan Iliria në “Story”.

PANORAMASPORT.AL













