Asnjë dëmtim serioz, sa pritet të mungojë Çalhanoglu te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2026 | 15:14

Asnjë dëmtim serioz, sa pritet të mungojë Çalhanoglu te Interi

Te Inter ka shqetësim për gjendjen fizike të Hakan Çalhanoglu. Mesfushori turk u detyrua të largohej nga fusha në minutat e fundit të ndeshjes së fundit për shkak të një problemi muskulor.calhaEkzaminimet mjekësore të kryera kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një shqetësim jo serioz, por që kërkon kujdes maksimal. Stafi mjekësor i zikaltërve ka vendosur të mos rrezikojë lojtarin, duke përjashtuar aktivizimin e tij në ndeshjen e ardhshme kundër Leçes.

Gjithashtu, mbetet në dyshim edhe prezenca e tij ndaj Udineses në fundjavë. Objektivi kryesor i Interit është rikthimi i plotë i Çalhanoglu për sfidat e rëndësishme të Champions League në fund të muajit janar. Rikuperimi pritet të zgjasë rreth dy javë, me mundësinë që turku të rikthehet në fushë në fund të muajit.

PANORAMASPORT.AL