Arma plus e Atletikos ndaj Barçës në Champions, Flik ankohet tek UEFA për… barin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2026 | 11:11

Arma plus e Atletikos ndaj Barçës në Champions, Flik ankohet tek UEFA për… barin

Liga e Kampioneve është një kompeticion i cili kërkon vëmendjen maksimale dhe përgatitjen e çdo detaji, dhe një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Barcelona në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Atletiko Madrid ishte bari.

assddaadadaad

Katalanasit me sa duket janë të pakënaqur me gjatësinë e barit në impiantin “Metropolitano”, ku luajnë sonte, pasi pretendojnë se është shumë i gjatë. Kjo do të bëjë më të vështirë lëvizjen e topit dhe qartësisht edhe manovrën e tyre, që është bazuar të pasimet e shumta dhe sprintet e shpejta.

Në stërvitjen e fundit të Barcelonës në stadium, trajneri Hansi Flik ka zhvilluar një bisedë me delegatin e UEFA-s të pranishëm në impiant, duke i treguar situatën e stadiumit dhe terrenit, me pretendimet që bari duhej të shkurtohej më shumë para sfidës. Por nga ana tjetër, tek Atletiko e kanë cilësuar si normale gjendjen e barit në stadiumin ku vendoset fati i biletës për në gjysmëfinale.

Sipas rregullores së UEFA-s për këtë kompeticion, lartësia e barit nuk duhet të kalojë 3 centimetrat dhe duhet të jetë i prerë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë fushën.

PANORAMASPORT.AL