FOTOLAJM/ Protesta e 11-të madhështore për dorëheqjen e Ramës, Lea Ypi publikon pamjet nga tubimi: Shumë krenare!
Akademikja dhe autorja shqiptare Lea Ypi, ka reaguar sërish lidhur me protestën masive që po zhvillohet prej ditësh në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ypi ka ndarë një fotografi nga tubimi i qytetarëve sot në kryeqytet, ku shihen mijëra protestues të mbledhur në sheshin para kryeministrisë.
Krahas fotos, ajo ka shkruar vetëm dy fjalë: “Shumë krenare”.
Postimi është shoqëruar edhe me këngën “Dua më shumë Shqipërinë”.
Reagimi i Lea Ypit vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në ditën e 11-të, me pjesëmarrje të lartë qytetare dhe marshime të përditshme në rrugët e Tiranës.
VIDEO/ “Rama jepe dorëheqjen!”- Mbi pesë orë protestë, vijon marshimi i mijëra qytetarëve në Tiranë: Nesër më shumë! Policia është me ne
Mbi pesë orë ka zgjatur protesta e zhvilluar në Tiranë, ku mijëra qytetarë kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas marshimit nëpër Tiranë dhe rikthimit para zyrës së Ramës, qytetarët kanë rinisur marshimin drejt Parlamentit dhe Rrugës së Elbasanit.
Gjatë gjithë lëvizjes, protestuesit kanë vijuar me thirrje të përsëritura “Rama jep dorëheqjen”, ndërsa nuk kanë munguar pankartat dhe brohoritjet kundër qeverisë.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë vijuar me mesazhin “Nesër më shumë!”, ndërsa është dëgjuar edhe thirrja “Policia është me ne”.
Tubimi si çdo ditë është zhvilluar në mënyrë paqësore, ndërsa pjesëmarrja ka qenë si asnjëherë më parë.
VIDEO/ Nga Kryeministria në “21 Dhjetor” dhe stadiumi “Dinamo”, mijëra qytetarë në marshim rrugëve të Tiranës! Protestuesit rikthehen drejt zyrës së Ramës
Protesta e 11-të, më madhja ndonjëherë kundër qeverisë Rama, ka vijuar me një marshim të gjerë të mijëra qytetarëve, i cili ka nisur nga bulevardi përpara godinës së Kryeministrisë.
Mijëra protestues janë zhvendosur fillimisht drejt Bashkisë së Tiranës, për të vijuar më pas në disa prej zonave kryesore të kryeqytetit.
Marshimi ka kaluar në zonën e “9-Katësheve”, më pas është shtrirë përgjatë rrugës së Kavajës dhe zonës së 21 Dhjetorit, duke vijuar drejt “Vasil Shantos” dhe stadiumit “Dinamo”.
Pas këtij itinerari të gjatë në disa akse të Tiranës, protestuesit janë parë sërish duke u kthyer në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojnë thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“Rama jep dorëheqjen”, Ju erdhi fundi. Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru”, dhe slogane të tjera janë dëgjuar vazhdimisht gjatë marshimit në bulevard.
“Rama në burg, Berisha në Burg”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama dorëhiqu”, “Atdheu i Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Atdheu nuk shitet”, janë disa nga thirrjet e tjera që jehuan edhe sot teksa qytetarët marshojnë, ndërsa u bë edhe thirrja e përnatshme “Nesër më shumë”.
Në kërkim prej muajt maj për “shpërdorim detyre”, vetëdorëzohet ish-oficeri i policisë, Irakli Koçiaj
Është dorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë ish-oficeri i Policisë, Irakli Koçiaj, i shpallur në kërkim që prej datës 25 maj me urdhër të Prokurorisë së Sarandës.
Koçiaj, ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për favorizim të ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.
Sipas burimeve, Koçiaj është vetëdorëzuar pas disa javësh në kërkim, ndërsa pritet të dalë para Gjykatës në dy ditët në vijim për t’u njohur me masën e sigurisë.
Hetimet e Prokurorisë së Sarandës kanë çuar më herët në arrestimin e 8 ish-efektivëve të policisë së kësaj drejtorie, të dyshuar për të njëjtën skemë.
Nga këta, dy prej tyre, përfshirë ish-Shefin e Komisariatit, ndodhen aktualisht në burg me masë sigurie 30 ditë, ndërsa pritet rivlerësimi i masës në ditët në vijim. Ndërkohë, 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, në zonë e Laknasit, ku ka humbur jetën një 48-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin me iniciale E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç, ku si pasojë ka humbur jetën ky i fundit.
Ndërkohë, 20-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Kristian Shpendit “i mbyllet dera”, drejtori: Nuk ka nevojë
Sulmuesi shqiptar Kristian Shpendi vazhdon të mbetet një nga asetet më të rëndësishme të Çesenës në prag të sezonit të ri. Gjatë prezantimit të drejtorit të ri sportiv Andrea Mançini, një nga temat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte e ardhmja e talentit kuqezi, i cili prej kohësh ndiqet nga klube të ndryshme falë paraqitjeve të tij pozitive me fanellën bardhezi. Në konferencën për shtyp të mbajtur në stadiumin “Manuzzi”, Mançini foli për filozofi në që dëshiron të ndërtojë te Çesena, duke vënë theksin te zhvillimi i lojtarëve të rinj dhe krijimi i një projekti të qëndrueshëm sportiv e ekonomik.

Në këtë kuadër, emri i Kristian Shpendit konsiderohet një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së klubit. Interesi i tregut për sulmuesin shqiptar është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Shpendi ka treguar vazhdimësi në paraqitjet e tij dhe konsiderohet një nga talentet më premtues të brezit të ri, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave që monitorojnë futbollistët e rinj në Itali. Megjithatë, nga drejtuesit e Cesenës vjen një sinjal i qartë se klubi nuk është i detyruar të heqë dorë nga lojtarët e tij më të rëndësishëm.
Duke folur për Kristian Shpendin dhe Tomaso Bertin, drejtori sportiv Andrea Mancini deklaroi: “Klubi nuk ka nevojë që të bëjë asnjë shitje, megjithatë do të vlerësojmë se çfarë do të bëjmë”. Kjo deklaratë lë të kuptohet se Cesena nuk ndodhet nën presion fi nanciar për të realizuar shitje të rëndësishme gjatë merkatos së verës.
Përkundrazi, drejtuesit synojnë të vlerësojnë me kujdes çdo situatë dhe çdo ofertë të mundshme, duke mbrojtur interesat sportive të klubit. Për momentin, e ardhmja e Kristian Shpendit mbetet e lidhur me Çesenën. Edhe pse merkatoja verore mund të sjellë zhvillime të reja, mesazhi i klubit është i qartë, me sulmuesis shqiptar që konsiderohet një nga shtyllat e projektit dhe Çesena nuk ka nevojë ta shesë atë për arsye ekonomike.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL
VIDEO/ “Rama jepe dorëheqjen”- Vargu kilometrik i protestuesve kërkon drejtësi: Politikanët duhet t’i fusim të gjithë në burg!
Marshim historik rrugëve të Tiranës mbrëmjen e sotme, në ditën e 11-të të protestës kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Eja mblidhuni këtu këtu”, “Qeveri e krimit”, mijëra qytetarë vijuan marshimin tradicional ku ra në sy një varg i gjatë kilometrik.
Një protestë që niste nga bulevardi kryesor dhe vijoi përgjatë “Rrugës së Kavajës”, “21 Dhjetorit” dhe më tej në drejtim të urës së “Vasil Shantos”.
Ndërsa prijësit e protestës ndodheshin te “21 Dhjetori”, fundi i vargut të protestuesve mbaronte te Bashkia e Tiranës.
Nën parulla, thirrje, pankarta e banderola, me flamuj e simbole shqiptare, mijëra qytetarë marshuan duke kërkuar burgosjen e politikanëve të korruptuar. Ata kërkuan drejtësi.
“Politikanët duhet t’i fusim të gjithë në burg”, ishte një nga parullat e mëdha, teksa nuk munguan ovacionet dhe këngët patriotike.
VIDEO/ “Ju erdhi fundi”- Protesta më e madhe se kurrë, qytetarët ironi me kryeministrin: Të pastrojmë edhe Ramën, por edhe plehrat! Çohuni nga kafja
Një ‘det’ i madh protestuesish pushtoi rrugët e Tiranës dhe bulevardin në ditën e 11-të të protestës kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar dorëheqjen.
Për më shumë se tre orë protesta u shoqërua me fjalime dhe më pas në orën 21:00 nisi marshimi i madh tradicional me thirrje e parulla për dorëheqjen e qeverisë dhe pastrimin e klasës së vjetër politike.
Por një mesazh qytetarie është artikuluar nga organizatorët, që u kanë kërkuar të pranishmëve që të pastrojnë mbeturinat e lëna pas nga protesta.
Nga podiumi u bë thirrje që qytetarët të mos largoheshin pa mbledhur mbetjet e krijuara gjatë protestës, duke e cilësuar këtë si një akt përgjegjësie qytetare dhe respekti ndaj hapësirës së përbashkët.
“Ju lutem pastroni vendin”, ishte mesazhi i përsëritur në fund të tubimit, ndërsa pjesëmarrësit u ftuan të largonin mbeturinat dhe të linin sheshin të pastër pas përfundimit të tubimit.
Më tej protesta vijoi me marshim dhe apel:
“Ju lutem pastroni vendin! Ne nuk do të pastrojmë Ramën nga ky vend, por edhe plehrat”, ishte thirrja e qytetarit.
Më tej ata vijuan me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama ka mbaru”, “Çohuni nga kafja” apo “Edi Rama o hajdut”.
VIDEO/ Më shumë se asnjëherë më parë, pamje me dron të mijëra qytetarëve që marshojnë nëpër Tiranë kundër qeverisë Rama
Pamjet me dron kanë fiksuar momente spektakolare kur mijëra qytetarë janë shpërndarë në rrugët e kryeqytetit, gjatë marshimit të protestës së zhvilluar kundër qeverisë.
Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit kanë mbushur bulevardin dhe rrugët kryesore të qytetit, duke lëvizur nga kryeministria, drejt Bashkisë së Tiranë, zonës së quajtur “9-katëshet”, e më pas janë drejtuar drejt Rrugës së Kavajës.
“Rama jep dorëheqjen”, Ju erdhi fundi”, Edi Rama o hajdut, o hajdut, o hajdut”, dhe slogane të tjera janë dëgjuar vazhdimisht gjatë marshimit në Tiranë.
VIDEO/ “Edi Rama hap kamerat dhe shiko sa jemi sot”- Kryeministri i sfidoi, qytetarët ia kthejnë: Jep dorëheqjen! Populli shqiptar tejkaloi veten
Një protestë që tejkaloi veten, historike dhe që nuk ishte parë kurrë më parë.
Me mijëra e mijëra mbushën bulevardin sot, duke iu përgjigjur në ditën e 11-të të protestës edhe kryeministrit Edi Rama për 500 mijë vetë në shesh.
Prej orës 18:00 ata mbushën bulevardin dhe me fjalime kundër qeverisë dhe klasës politike kërkuan nëj Shqipëri të re.
Një prej aktivistëve organizatorë deklaroi se Rama tha se edhe nëse do mblidheshin 500 mijë nuk e jepte dorëheqjen, por e ftoi të hapte kamerat e të shihte.
“Rama tha se as po të jenë 500 mijë nuk e jap dorëheqjen. Hapni kamerat dhe shiko sa jemi sot”, u shpreh ai.
Teksa nisi edhe marshimi i madh tradicional në bulevard, u dhanë edhe këshilla për të mos u përçarë, për kulturë qytetare dhe bashkim, me thirrjet”
“Mos u provokoni”, “Edi Rama jep dorëheqjen”.
Gjithashtu kanë ngritur shqetësimet lidhur me kërcënimet që kanë marrë. Madje eksperti Gent Progni u shpreh se administrata e OSHEE ishte kërcënuar për pushime nga puna.
“Sot populli shqiptar e ka tejkaluar veten deri te sheshi Skënderbej. Sot populli shqiptar i ka dhënë mesazh klasës politike që ne nuk tërhiqemi”, u shprehën qytetarët.
VIDEO/ Protesta më e madhe e mbledhur ndonjëherë kundër qeverisë Rama, qytetarët nisin marshimin rrugëve të Tiranës: Jepe dorëheqjen! Nesër më shumë
Për të njëmbëdhjetën ditë radhazi, qytetarët i janë rikthyer sërish sheshit për të vijuar protestat kundër qeverisë dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas qëndrimit disa orë përpara godinës së Kryeministrisë, ashtu siç është bërë tashmë traditë, mijëra protestues kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“Rama jep dorëheqjen”, Ju erdhi fundi”, dhe slogane të tjera janë dëgjuar vazhdimisht gjatë marshimit në bulevard.
Po ashtu, edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama dorëhiqu”, “Atdheu i Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Atdheu nuk shitet”, jehuan edhe sot teksa qytetarët marshojnë, ndërsa u bë edhe thirrja e përnatshme “Nesër më shumë”.
VIDEO/ Mijëra protestues në shesh, eksperti Progni: OSHEE ka kërcënuar punonjësit për pushime nga puna pse morën pjesë në protestë!
Eksperti i kibernetikës dhe aktivisti Gent Progni denoncoi sot nga sheshi i mbushur me mijëra protestues para Kryeministrisë, se qeveria po kërcënon administratën për shkarkime nga puna pse marrin pjesë në protestë.
Teksa u ngjit në podiumin e protestës mbrëmjen e sotme, ai tha para qytetarëve se ata nuk do ndalen para kërcënimeve dhe bëri thirrje të qëndronin të bashkuar.
“Kam për të ndarë një lajm para jush. Administrata sot te OSHEE-ja u ka bërë presion punonjësve se ka marrë pjesë në protestë. Ju bëj thirrje të gjithëve, ejani mblidhuni këtu, ejani së bashku me ne”, u shpreh Progni.
Ndërsa një tjetër i ri u ngjit në podium për të bërë thirrje të gjithë baballarëve që t’i bashkoheshin rinisë dhe se zëri i tyre do shkonte deri në Surrel.
“Zëri jonë të shkojë në Surrel, Rama në burg dhe Berisha në burg, nuk kemi frikë, populli i gjithë në rrugë. Gjithë baballarëve tanë thirrje, na mbështesni edhe këtë herë”, tha ai.
“Na lanë në qiell të hapur”/ Banorët e ‘Farmacisë 10’ protestojnë kundër indiferencës së institucioneve: Të dyve na u dogj fasada
Në ditën e 11-të të protestës qytetare, mes pjesëmarrësve ishin edhe banorë të kompleksit Arlis, Farmacia 10, i cili u dëmtua rëndë nga zjarri masiv që përfshiu godinën rreth dy muaj më parë.
Me pankarta dhe slogane revolte në duar, ata ngritën zërin kundër asaj që e cilësojnë si indiferencë dhe arrogancë të institucioneve shtetërore ndaj situatës së tyre. Sipas banorëve, ngjarja la pasoja të rënda sociale dhe ekonomike, duke lënë rreth 40 familje pa banesa, ndërsa dhjetëra familje të tjera dhe një numër biznesesh pësuan dëme të konsiderueshme.
Një nga kërkesat kryesore të banorëve mbetet heqja e fasadave të dëmtuara të kompleksit, të cilat sipas tyre përbëjnë ende rrezik për mbi 200 familje dhe shumë biznese që ndodhen në zonë. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse, duke paralajmëruar se do të vijojnë protestat deri në marrjen e një zgjidhjeje konkrete për problemet e ngritura.
VIDEO/ “Na e kanë sjellë në majë të hundës”- I riu në protestë: Po na marrin ato që na ka falur natyra! T’i japim besën njëri-tjetrit derisa t’i largojmë!
Podiumi i folësve mbrëmjen e sotme, në ditën e 11-të të protestës, para mijëra shqiptarëve që mbushën bulevardin para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Ramës dhe qeverisë, kishte nga të gjitha shtresat e shoqërisë.
Mes tyre edhe një i ri që u shpreh se ky sistem politik dhe kjo qeveri ua kishin sjellë shqiptarëve “në majë të hundës” dhe se duhet të largoheshin një orë e më parë. Ai denoncoi grabitjen e pasurive natyrore shqiptare, në male, fusha e bregdet.
“Jemi në protestë se na e kanë sjellë në majë të hundës. Na e kanë sjellë në majë të hundës se po na marrin malet, tokat dhe detet, pasuri që na i ka falur natyra”, tha ai mes të tjerash.
Dhe ndërsa i bëri thirrje të gjithëve në shesh të rrinin të bashkuar deri në fund, apeloi që rezistenca të finalizohej me rrëzimin e qeverisë.
“T’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit sot dhe t’i japim besën derisa ta largojmë këtë qeveri, sepse Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve”, përfundoi ai.
VIDEO/ “Edi Rama kujton se ne hamë bar”- Qytetari i revoltuar: Kanë hequr Dritëro Agollin e Gramos Pashkon dhe kemi përfunduar te Zegjine Çaushi! Të mos e lëmë këtë vend
Mes folësve në protestën e sotme ishte edhe një qytetar i revoltuar që tha se qeveria ka hequr të gjithë të aftit dhe intelektualët, duke i zëvendësuar me të paaftë dhe injorantë.
Ai kujtoi se edhe parlamenti shqiptar ka përfunduar aktualisht te Zegjinë Çaushi, teksa më parë ka pasur figura intelektuale.
“Keni zgju zemrat çdo shqiptari në krejt planetin. Sot është dita më e bukur e jetës time. Hera e parë që dal në mitingje, jam 41 vjeç, vij nga Mamurrasi dhe jam patriot. Arsyeja kryesore është se sot kanë bërë presione, ca rilindas të PS, ca të PD-së dhe ata janë antikombëtarë, sepse kush nuk e do këtë protestë nuk është shqiptar. Jam lind e rrit në Shqipëri, kam investu në Shqipëri. Kam ardhur në protestë me gjithë familjen. Sepse kam parë Shqipërinë duke u shkatërruar nga 1991 e sot. Ne kemi përfunduar duke hequr Dritro Agollat e Gramos Pashkot nga Parlamenti për të futur Zegjine Çaushin!”, u shpreh ai, duke marrë ovacionet e mijëra protestuesve.
Ai vijoi duke vënë në dukje se kryeministri kujtonte se ata nuk i shohin ato që ndodhin në Shqipëri, por vendin dhe rininë nuk e përfaqësonte krimi.
“Edi Rama kujton se ham bar ne. Ne këna parë botën, çfarë kujtojnë këta. Ne nuk na përfaqëson krimi, nuk na mund krimi, ta dijë dhe Edi Rama, i ka zëvendësu të aftit me injorantët. Edhe Krenar Ahmetin e kanë bërë shofer kamioni, e kanë hequr nga Policia, më qan zemra”, vijoi ai.
Në fund i bëri thirrje të gjithëve për rezistencë e bashkim.
“Ju lutem të rrimë së bashku, të qëndrojmë krejt, të mos e lëmë këtë vend”, përfundoi i riu nga Mamurrasi.
“Mos e lëshoni frontin!” – Ish oficeri Krenar Ahmeti në protestë: Keni paguar miliona për të më formuar, sot punoj shofer! Më japin pension që të rri urtë
Edhe ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti, i është bashkuar protestës para kryeministrisë në Tiranë, ku i ka dhënë “urdhër” të pranishmëve të mos e lëshojnë frontin dhe të vijojnë tubimet masive.
“Nuk do dal nga kuadrati i kolonelit, ju jap një urdhër: “Mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, se janë momente decizive””, ishte thirrja e tij veçanërisht për të rinjtë.
Ahmeti foli gjithashtu për karrierën e tij, ku tha se qytetarët shqiptarë kanë paguar 3 milionë euro për formimin e tij si oficer, por sot ai punon shofer dhe merr pensionin e shtetit të parakohshëm.
“Ju të gjithë keni paguar 3 milionë euro për të më formuar mua, sot punoj shofer, marr pensionin e shtetit të parakohshëm, me paturpësinë më të madhe më japin pension që të rri urtë“, tha ai.
Krenar Ahmeti: Unë si ish-oficer policie, e kam agjentin (të birin që e mban mbi shpinë), e zura agjentin. Ky ishte kavroshi, po mblidhte informacion për ne. Nuk do dal nga kuadrati i kolonelit, ju jap një urdhër: “Mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, se janë momente decizive”.
Unë e kam ngrënë çairin tim, mendoj për të gjitha gjeneratat, çfarë na kanë bërë në këtë vend, duhet natë e ditë në Kuvend. Nëse nuk veprojmë tani, kjo gjeneratë…
“O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n’hi?! Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë”.
Ju të gjithë keni paguar 3 milionë euro për të më formuar mua, sot punoj shofer, marr pensionin e shtetit të parakohshëm, me paturpësinë më të madhe më japin pension që të rri urtë. E deklaroj sot, dy pensionistë që marrin 70 mijë lekë do t’ua jap pensionin tim, t’ua ndaj përgjysmë, të ndajnë ilaçet. Kaq mundem me ba. Burra, prisni, mos ma lëshoni frontin.
VIDEO/ “Mos u frikësoni dhe mos u përçani, të bashkuar”- Gazetari: Nuk mund ta mashtrojnë popullin për të gjithë jetën! revolucioni edhe për fëmijët tanë
Mijëra shqiptarë morën pjesë sot në ditën e 11-të të protestës.
Mes folësve ishte edhe gazetari Renaldo Salianji, i cili u shpreh se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos përçahen, të mos heqin dorë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Ne kurrë nuk do pranohemi të mashtrohemi nga këta politikanë për të gjithë jetën, sepse një popull nuk mund të mashtrohet nga një njeri. Ne duhet ta ndryshojmë dhe të sjellim një Shqipëri të re. Ne jemi zëri i të gjithë atyre që nuk kanë mundësi të vijnë këtu, atyre gjyshërve që janë jashtë vendit dhe i ka marrë malli për nipërit e mbesat e tyre. Jemi zëri i atyre që u kanë vjedhur ilaçet për mjekim. Jemi zëri i pacientëve të Onkologjikut. Jemi zëri i atyre shqiptarëve që u detyruan të ikin dhe sot janë të parët në vendet ku ndodhen. Sot nuk kemi frikë, se ky revolucion nuk është vetëm për ne, por edhe për fëmijët tanë. Mos u frikësoni, mos u përçani dhe mos bini pre e provokimeve të tyre”.
Më tej Salianji tha se protestuesit shqiptarë ishin zëri i të gjithë Shqipërisë:
“Kurrë nuk mund ta mashtrojnë dot një popull të tërë për gjithë jetën dhe ne kurrë nuk mund të pranojmë dot të mashtrohemi nga këto politikë. Shqiptarët po kërkojnë një Shqipëri të re, një Shqipëri ku nuk është turp të jesh i ndershëm. Ne duhet ta ndryshojmë dhe të sjellim një Shqipëri të re. Sot jemi zëri i të gjithë atyre që nuk kanë mundësinë të na vijnë të na ndjekin. Mos të kemi frikë nga kjo diktaturë”, tha ai.
VIDEO/ “Kjo qeveri e ka mbaruar mandatin e vet”- I verbëri në protestë: Shqipëria na takon ne, të jemi të bashkuar si uragan! Këta nuk mund të drejtojnë më
Një prej përfaqësuesve që folën në podiumin e protestës mbrëmjen e sotme, në ditën e 11-të të saj, ishte edhe një i verbër.
Teksa përgëzoi qytetarët shqiptarë për këtë protestë masive popullore dhe bashkim, ai apeloi që të mos përçaheshin dhe dorëzoheshin, por të vijonin deri në fund, duke renditur padrejtësitë e qeverisë dhe politikës në 35 vite.
“Kjo qeveri e ka mbaruar mandatin e vet. Politika e ka humbur të drejtën për ta drejtuar pas 35 vitesh”, tha ai mes të tjerash.
Më tej ai i drejtoi thirrje të gjithë të pranishmëve që të qëndronin të bashkuar, pasi Shqipëria nuk i përkiste kësaj politike të dështuar, por shqiptarëve.
“Ne jemi bashkë, ata nuk mund të drejtojnë më. Së bashku, populli, ta detyrojmë qeverinë që të gjithë shqiptarët të jetojnë të lirë. Zoti bekoftë Shqipërinë he familjet tuaja. Mos harroni, Shqipëria na takon ne dhe jo atyre të politikës”, tha ai.
Në fund theksoi se ky uragan popullor do e përmbyste këtë sistem politik.
“Ky uragan i fuqishëm ta përmbysë këtë situatë dhe ta kthejë pushtetin nga liria e popullit”, përfundoi ai.
“Rama n’burg, Belinda n’burg!” – Aktivisti në shesh: Edhe hajdutë, edhe injorantë! Ministrja tha ‘flamingot erdhën në Vlorë në 2013”! E tmerrshme
Një nga të rinjtë në protestën para kryeministrisë, ka ironizuar qeverinë dhe ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e cila deklaroi para pak ditësh se “flamingot në Vlorë erdhën në 2013”, në kohën kur PS erdhi në pushtet.
“Nuk e di a e keni dëgjuar një ministre që tha: “flamingot në Vlorë erdhën në 2013”, e keni dëgjuar apo jo? Është e tmerrshme”, tha ai, ndërsa shtoi se “këta përveç se janë hajdutë, kriminelë janë edhe injorantë, mor dreqi e marrtë”.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi u shoqërua nga thirrjet e turmës, ku u dëgjuan disa herë slogane kundër Ramës, Belinda Ballukut, Sali Berishës dhe Erjon Veliajt.
I riu: Ore, këta përveç se janë hajdutë, kriminelë janë edhe injorantë, mor dreqi e marrtë. Nuk e di a e keni dëgjuar një ministre që tha: “flamingot në Vlorë erdhën në 2013”, e keni dëgjuar apo jo? Është e tmerrshme.
Ndaj edhe të bëjmë edhe nja dy kore që nuk e kemi me një ose me dy, kështu që: “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”…
Prit se nuk do e harrojmë edhe Belindën, mos u shqetësoni. Do e kujtojmë edhe Belindën. “Rama në burg, Belinda në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”… “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”…
VIDEO/ “Nesër më shumë”- Ambientalistja në protestë: Me ligjet që kanë bërë po shkatërrojnë pasuritë natyrore në të gjithë Shqipërinë, kështu nuk shkohet në BE
Mijëra qytetarë shqiptarë kanë mbushur bulevardin para kryeministrisë në ditën e 11-të të protestës kombëtare për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në podiumin e folësve u ngjit edhe një aktiviste ambientaliste që prej vitesh punon për mbrojtjen e natyrës dhe trashëgimisë shqiptare.
“Nesër më shumë, kjo është protesta më e bukur në botë. Vij këtu si ambientaliste, kam shumë vite që luftoj si aktiviste ambientaliste, për të gjitha zonat e Shqipërisë”, tha ajo në nisje të fjalës së saj të shkurtër.
Pastaj bëri një panoramë të ligjeve antinatyrë të qeverisë, nga zonat e mbrojtura te investimet strategjike, që janë gjithashtu edhe kundër legjislacionit të BE-së.
“Gjëja më e mirë që kemi është natyra dhe atë nuk duhet ta shkatërrojmë. Duhet të respektojmë ligjet e BE-së që të jemi pjesë e saj, të ruajmë këto trashëgimi natyrore, që na ka falur natyra. Shkak i kësaj situate është ligji për zonat e mbrojtura dhe investimeve strategjike të vitit 2024, ato nuk e mbrojnë natyrën tonë, dhe ky është fillimi sepse do vijojnë me të gjitha zonat e tjera”, apeloi ajo.
Në fund kërkoi qëndresë të vazhdueshme në këtë betejë, jo vetëm për veten, por edhe për të ardhmen e fëmijëve dhe Shqipërinë, për zonat e mbrojtura dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore, që rruga drejt integrimit të mbetet e hapur.
FOTOLAJM/ “Shqipëria u zgjua!”- Pankartat “pikante” nga protesta e 11-të, qytetarët nuk kursejnë ironitë: O Sali, o fosil, ik me Ramën në azil
Protesta e zhvilluar në Tiranë është shoqëruar sërish me një sërë pankartash me mesazhe të forta dhe ironike, të cilat kanë çdo ditë e më kreative.
Në duart e protestuesve janë parë slogane të ndryshme, që variojnë nga thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit, e deri te mesazhe me tone satirike dhe simbolike.
Mes pankartave të spikatura janë vënë re shkrime si “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria u zgjua”, “Nuk shijon kafja kur vidhet e ardhmja”.
Disa prej tyre kanë mbajtur edhe slogane më të drejtpërdrejta edhe ndaj kreu të PD-së dhe Ramës, si “O Sali, o fosil, ik me Ramën në azil” apo “Edi Rama, kokë bërthama, ik se nuk të shkon Tirana”.
“Po ti kur do ta nisësh burgun tënd?”- Qytetarja akuza kryeministrit: I the Britanisë ktheji të rinjtë se janë kriminelë, por rinia jonë është e ardhmja!
Një nga qytetaret folëse në protestë ishte një grua emigrante në Britaninë e Madhe prej vitesh, e cila akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kërkon riatdhesimin e rinisë shqiptare sikur janë kriminelë.
Ajo u shpreh se krimineli i vërtetë ishte vetë kryeministri, që duhet të largohej për ato që kishte bërë.
Teksa rrëfeu vështirësitë e saj me regjimin politik dhe ato familjare, tha se shumë shqiptarë gjithashtu janë përballur shumë shqiptarë në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit.
Nga podiumi i protestës, ajo kujtoi periudhën kur shumë të rinj largoheshin nga Shqipëria në kushte të vështira, duke rrezikuar gjithçka për të mbërritur në Britaninë e Madhe dhe vende të tjera europiane.
“Kur ne luftonim për mbijetesë dhe kalonim nëpër kamionë e ura për të mbërritur në Angli, na etiketonin si kriminelë. Por fëmijët tanë nuk janë kriminelë, ata janë e ardhmja e këtij vendi. Nuk e kanë problemin anglezët me ne, por e ka ai, pasi kur djali i tij blinte 2 mijë paund shishe në lokale, fëmijët tanë ishin në shtëpi bari për të mbijetuar”, tha ajo.
Më tej i kujtoi kryeministrit se krimineli ishte ai dhe se vendin e kishte në burg:
“Fëmijët tanë nuk janë kriminel zoti Rama, ti je kriminel. Fëmijët tanë janë e ardhmja. Fëmijët tanë janë raca më e bukur në botë zoti Rama, fëmijët tanë janë këtu, Unë kam qenë në burg, një fjalë i them zotit Rama, unë e mbarova burgun tim, po ti kur do ta nisësh burgun tënde. Poshtë qeveria, poshtë Edi Rama”, përfundoi ajo.
VIDEO/ Ish-luftëtari i UÇK denoncon nga protesta: Kanë arrestuar vëllanë tim sepse fola dhe krahasova Ramën me Çausheskun!
Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, denoncoi nga podiumi i protestës ditën e sotme para mijëra qytetarëve shqiptarë, se qeveria kishte nisur represionet, shantazhet, kërcënimet dhe arrestimet ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre.
Ai solli në vëmendje rastin e tij, ku pas fjalimit të djeshëm në protestë, Policia i arrestoi të vëllanë, vetëm pse e kishte krahasuar kryeministrin Edi Rama me Çausheskun.
“Qeveria kriminale e Ramës dhe skllevërit e tij kanë nisur presionet ndaj protestuesve. Ata, kjo qeveri, kanë shkuar të arrestojnë vëllanë tim në Roskovec, e kanë arrestuar, te shtëpia ime, vetëm pse unë dje e krahasova me Çausheskun”, tha ai.
Më tej Zotaj shpjegoi se problemin Rama s’e kishte personal, por institucional për shkak të skandaleve qeveritare dhe sjelljes arrogante të regjimit, teksa u shpreh se nuk do dorëzoheshin deri në sakrificë.
“Nuk e ka problemin personalisht me mua, e ka institucional si një person që bën pazare. Kërcënimet që bën qeveria nëpërmjet patronazhistëve dhe skllevërve të saj na bën ne edhe më të fortë. Jemi të gatshëm të sakrifikojmë deri në fund, për t’i dhënë fund fashizmit të kësaj qeverie, që morën sjelljen e popullit për dobësi. Populli ngre fjalën e zërin, ata shkojnë dhe kërcënojnë. Nëse ata prekin familjet tona, ne do i tregojmë se e bëjmë me të rinjtë. Revolta nuk vjen nga ne, por nisi për shkak të tyre, agresionit të tyre”, vijoi ish-luftëtari nga Fieri.
Në fund ai apeloi që edhe ndërkombëtarët të reagonin ndaj kësaj qeverie.
“I bëjmë thirrje edhe institucioneve ndërkombëtare që t’i bëjnë presion kësaj qeverie. Kjo mizori ka shkelur Shqipërinë për 35 vjet, Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë kriminelët në burg. Forcën e popullit nuk e kanë ndalur as gjithë perandoritë e botës, nuk do e ndalojë as ky”, u shpreh Zotaj.
Fjala e Zotajt për kërcënimin:
“Kanë shkuar sot në mëngjes kanë bërë presion te shtëpia ime. Përgjigjen do ta ketë tek populli, Ai e ka problemin si një person me përgjegjësi shtetërore që bën pazare për Atdheun sikur ta kishte çifligun e vet. Por ne na bën më të fortë. Personalisht i kam shijuar plagët e lirisë. Jemi të gatshëm të sakrifikohemi deri në fund, për t’i dhënë fund fashizmit të këtyre institucione që urtësinë e këtij populli e morën për dobësi. Unë e di adresën nga vjen,. Nëse qeveritarët duan ta bëjnë duke prekur familjet tona, u tregojmë se ne e kthejmë me kanun. Revolta nisi për shkakun e tyre, për shkakun e agresionit të tyre”.
VIDEO/ “Të qëndrojmë të bashkuar”- Aktivisti nga Dukati: Të mbajmë një Kuvend Kombëtar të të gjitha grupeve të aktivistëve dhe tryezë, pa partitë politike!
Mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën sot në sheshin para kryeministrisë në ditën e 11-të të protestës kombëtare për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Mes folësve ishte edhe një i ri, aktivist nga Dukati, që hodhi një propozim për të gjithë të pranishmit në shesh, mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar të të gjithë grupeve përfaqësuese të aktivistëve me qëllim vendosjen e piketave të përbashkëta në nismën dhe misionin e tyre.
“Më bëhet zemra mal kur ju shoh kaq të shumtë dhe të bashkuar. Kemi pasur shumë debate edhe si aktivistë. Për të shpëtuar protestën duhet të kemi një forum, të mblidhen të gjithë grupet e aktivistëve, nuk mund ta lejojmë protestën të na përçahet, se ndryshe do rrimë te i njëjti sundim dhe autokraci. Le të thërrasim një kuvend kombëtar ku të gjitha forcat përparimtare shqiptare të bëhen bashkë e të vendosen disa rregulla komunikimi, të jetë normale, të jenë të gjitha grupet, por patjetër na duhet një tryezë kombëtare, nga të gjitha grupet, ku të diskutojmë së bashku”, propozoi ai para mijëra qytetarëve që e pritën me ovacione.
Më tej shtoi se nuk duhej nënvlerësuar kjo situatë dhe partitë politike, si të vjetra ashtu dhe të reja, duhet të mbaheshin larg këtij Kuvendi.
“Të mos e nënvlerësojmë këtë pikë, të ngremë një Kuvend Kombëtar, së bashku, përveç partive politike apo atyre forcave që duken si të reja por nuk janë siç duken. Ju lutem të gjithëve të mos e ndalojmë protestën, ejani bashkohuni të gjithë, të bashkuar deri në fitore për të ardhmen e fëmijëve tanë”, përfundoi ai.
Protesta, gazetari Klevin Muka lexon mesazhin e Kim Mehmetit: Mbrojeni Shqipërinë nga ‘aleanca e qelbësirave’ dhe kthejani shqiptarëve
Gazetari Klevin Muka, ka lexuar e para mijëra protestuesve të mbledhur para kryeministrisë një mesazh të ndjesë dhe të fortë nga shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti.
Nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti shprehu mbështetjen e tij për të rinjtë dhe qytetarët e dalë në shesh, duke thënë se ata po bëjnë atë që, sipas tij, nuk arriti ta bëjë brezi i mëparshëm.
Mehmeti u shpreh se protestuesit po mbrojnë Shqipërinë nga ajo që e quajti “aleanca e qelbësirave” dhe po përpiqen t’ia kthejnë vendin qytetarëve.
“Unë i përulem zërit tuaj, i cili është ilaçi më i mirë dhe i vetmi për ruajtjen e krenarisë dhe shpresës mbarëshqiptare. Ju jeni duke bërë atë që nuk ia dolëm dot ta bëjmë ne, patriotët e debateve televizive, ta mbroni Shqipërinë nga aleanca e qelbësirave dhe ta ktheni atë te pronarët e saj, shqiptarët. Por nëse e do nevoja, zërit tuaj do t’i vij pas edhe duke u zvarritur”, thuhej në mesazhin e tij.
Në vijim, publicisti u bëri thirrje qytetarëve të mos tërhiqen nga protesta. “Mos u dorëzoni. Zëri juaj është ajo klithmë e munguar shqiptare. Zëri juaj ia kthen dinjitetin shqiptarisë”, thuhej më tej në mesazh, ndërsa e mbylli me fjalën: “Ju jeni heronjtë e mi dhe unë përjetë do të mbetem shërbëtori juaj i përulur.”
Kim Mehmeti mesazh nga Maqedonia e Veriut:
Mos lejoni që maskarenjtë t’ju tregojnë se kush jeni. Shumë të rinj më kanë bërë thirrje t’ju bashkëngjitem në protestën e tyre në Tiranë, por mosha dhe problemet shëndetësore ma pamundësojnë këtë. Unë i përulem zërit tuaj, i cili është ilaçi më i mirë dhe i vetmi për ruajtjen e krenarisë dhe shpresës mbarëshqiptare.
Ju jeni duke bërë atë që nuk ia dolëm dot ta bëjmë ne, patriotët e debateve televizive, ta mbroni Shqipërinë nga aleanca e qelbësirave dhe ta ktheni atë te pronarët e saj, shqiptarët. Por nëse e do nevoja, zërit tuaj do t’i vij pas edhe duke u zvarritur.
Sidoqoftë, mos u dorëzoni, sepse nëse ju qenkeni kundër zhvillimit të Shqipërisë, atëherë mos vallë mëmëdheun do ta zhvillojnë ata që për tri dekada me radhë e plaçkitën dhe e kriminalizuan atë? Apo mediat që i sponsorizon krimi, ku debatuesit e të gjitha ngjyrave u jargaviten pushtetarëve dhe oligarkëve.
Nëse ju qenkeni zëri i interesave të huaja, atëherë mos vallë zëri i shqiptarisë është ai i atyre që bërtasin nëpër studio televizive vetëm që të mos dëgjohen klithmat e popullit? Ai i burrë shtetasve tanë, që nuk guxojnë kolegëve të vet grekë apo serbë t’ua përmendin Çamërinë dhe Luginën e Preshevës?
Zëri juaj është ajo klithmë e munguar shqiptare. Zëri juaj ia kthen dinjitetin shqiptarisë, sepse ai ndërthen në vetvete thirrjen e shqiptarëve kudo që ndodhen. Dhe mos harroni, Shqipëria më shumë ju takon juve sesa neve që nuk arritëm ta mbronim nga hajdutët dhe zhvatësit. Siç nuk duhet të harroni se shqiptaria kurrë nuk ka pasur kaq shumë maskarenj që duan këtij populli t’ia ngatërrojnë heronjtë me tradhtarët.
Andaj, ju keni të drejtë të na gjykoni neve që ua harxhuam të ardhmen, dhe ne nuk kemi të drejtë t’ju gjykojmë juve që Shqipërisë i ktheni krenarinë dhe dinjitetin.
Ju jeni heronjtë e mi dhe unë përjetë do të mbetem shërbëtori juaj i përulur.
Kim Mehmeti.
“Arresto Belindën”- “Dallga” e protestuesve pushton bulevardin para Kryeministrisë: Tepsia do kurban! Poshtë qeveria! Rama në burg, Berisha në burg
Mijëra qytetarë shqiptarë kanë pushtuar bulevardin mbrëmjen e sotme me larmi thirrjesh e parullash, me banera e postera ku spikasnin deri ironitë ndaj qeverisë, teksa u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa ecnin së bashku në bulevard, ‘deti’ i protestuesve nuk i mungoi as thirrjet “Arresto Belindën”, “Tepsia do kurban” apo “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Poshtë qeveria”.
Mijëra qytetarë shqiptarë janë mbledhur të bashkuar në ditën e 11-të të protestës kombëtare, teksa nga sheshi “Skënderbej” ku u grumbulluan në orën 18:00 vijuan më tej edhe me marshimin në bulevard dhe drejt kryeministrisë.
Kjo protestë përkon edhe me 148-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa iu bashkuan edhe qindra qytetarë nga diaspora shqiptare.
Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, apo “Prizren 1878, Tiranë 2026”, ata u orientuan edhe për protestë qytetare dhe të rrinin të bashkuar.
“Ju lutem mos bini pre e provokimeve”, tha mes të tjerave një nga aktivistët.
Nuk mungonin edhe banerat, pankartat dhe parullat, si ajo me mbishkrimin “Shqipëria nuk është n shitje”, apo “Nuk i ke larë ende hesapet me studentët”, “Studentët janë këtu”, “Duam shtet e jo pushtet” dhe të tjera.
Kjo protestë ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët të cilët protestojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve.
Protesta ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja, të cilët kanë pasqyruar atë çfarë ka ndodhur në këto 11 ditë. Prestigjiozja “Reuters”, po ashtu ta transmetuar live, protestën në Tiranë.
Protesta e sotme mbahet edhe me rastin e 148-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Kryeministri Rama, pak ditë më parë, “sulmoi” influencerat duke u shprehur se “u kujtuan ani të mbrojnë Atdheun” dhe se shkojnë në protestë vetëm për like dhe views.
Kjo akuzë e Ramës ka marrë përgjigje nga influencerë të shumtë nga influencerat, ndërsa një prej tyre, Griselda Katirai, ka dalë sot në shesh me lugë dhe pirunj gjigandë, ndërsa në një dorë mban një tepsi ku janë vënë fotot e Ramës dhe Berishës.
“Me lugë të madhe! Tepsia do kurban! Ne influencerat kemi një pije të re, quhet Ramingo ik! Kjo është pija më e re!”, shprehet ajo.
Të tjera parulla dhe thirrje lidheshin edhe me patriotizmin dhe shqiptarizmin.
“Nga Çamëria në Mollë të Kuqe, jemi shqiptarë”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Rama jep dorëheqjen”, “O sot o për 148 vjet”, janë disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.
VIDEO/ “Rroftë News24!”- Qytetari shfaqet në protestë me pankartë për televizionin: Faleminderit për transmetimin “ live”
Mes mijëra qytetarëve të mbledhur në protestën e 11-të në Tiranë, nuk kanë munguar as mesazhet e vlerësimit për mediat që kanë pasqyruar çdo ditë zhvillimet nga terreni.
Një prej protestuesve është shfaqur në shesh me një pankartë ku shkruhej “Rroftë News24!”, i cili ka qenë i vetmi televizion që ka transmetuar që nga dita e parë protestën qytetare në Tiranë.
Qytetari ka zgjedhur edhe të falenderojë publikisht gazetarët për transmetimin “live”.
“Faleminderit për transmetimin që keni bërë live!”, u shpreh ai për News24.
VIDEO/ “Mos bini pre e provokimeve”- Mijëra shqiptarë në protestë, bashkohet dhe Diaspora: Shqipëria nuk është në shitje! Rama jep dorëheqjen
Mijëra qytetarë shqiptarë janë mbledhur të bashkuar në ditën e 11-të të protestës kombëtare, teksa nga sheshi “Skënderbej” ku u grumbulluan në orën 18:00 vijuan më tej edhe me marshimin në bulevard dhe drejt kryeministrisë.
Kjo protestë përkon edhe me 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa iu bashkuan edhe qindra qytetarë nga diaspora shqiptare.
Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ata u orientuan edhe për protestë qytetare dhe të rrinin të bashkuar.
“Ju lutem mos bini pre e provokimeve”, tha mes të tjerave një nga aktivistët.
Nuk mungonin edhe banerat, pankartat dhe parullat, si ajo me mbishkrimin “Shqipëria nuk ëhstë n shitje”, apo “Nuk i ke larë ende hesapet me studentët”, “Studentët janë këtu”, “Duam shtet e jo pushtet” dhe të tjera.
Kjo protestë ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët të cilët protestojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve.
Protesta ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja, të cilët kanë pasqyruar atë çfarë ka ndodhur në këto 11 ditë.
Prestigjiozja “Reuters”, po ashtu ta transmetuar live, protestën në Tiranë.
Protesta e sotme mbahet edhe me rastin e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
“Rama jep dorëheqjen!”- Gjithë natën në shesh dhe para Kuvendit? Dita e 11-të e tubimit, gazetarja Lala zbulon skenarët për një protestë kombëtare
Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë në News24, komentoi protestën që ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët që po protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Janë qytetarë që nuk e kanë gjetur veten në këtë vend për shkak të korrupsionin… Jemi në ditën e 11 dhe kjo është një protestë e mirë-organizuar. Grupi iniciator e ka studiuar shumë mirë terrenin, ka një koordinim perfekt”, tha ajo.
Gjithashtu gazetarja Lala u shpreh se do preferonte që nismëtarët sot t’i bindnin qytetarët të qëndronin aty para Kryeministrisë dhe nesër para Parlamentit.
“Janë qytetarë që nuk e kanë gjetur veten në këtë vend për shkak të korrupsionin. Askush nuk është kundër zhvillimit. Zoti Rama ka gënjyer 5 herë vetëm për Zvërnecin. Nuk e di se si e ka nxjerrë shumën prej 4 mld euro. Reagimi i tij në takimin me socialistët ishte i turpshme. Ishte shumë në vështirësi dhe përpiqej të justifikohej.
Kjo protestë i ka nisur rrokullimën për t’u rrëzuar zotit Rama. A kërkohet një qeveri teknike? Po do duhet të ketë alternativa të qarta. Kemi krimin e organizuar që ndikon në zgjedhje, kemi një grup zjarri që deligjitimon dhe përbalt çdo figurë që tenton të mendojë ndryshe nga ata. Dhe fati i keq i këtij vendi është se kemi është një media problematike.
Jemi në ditën e 11 dhe kjo është një protestë e mirë-organizuar. Grupi iniciator e ka studiuar shumë mirë terrenin, ka një koordinim perfekt, por tani është koha…Do preferoja që nismëtarët sot t’i bindnin qytetarët të qëndronin aty para Kryeministrisë.
Nesër ka parlament, do të duhet të bëjnë presion pozitiv për të kërkuar llogaridhënie. Dhe kjo protestë nuk dëmton vetëm Edi Ramën, por edhe opozitën që është në ditën e saj më të zezë. Tashmë do të duhet të ketë garë”, tha gazetarja Klodiana Lala.
“Kërkesa është vetëm një, largimi i Ramës”- Gazetarja Klodjana Lala: Kjo është protestë e Gjeneratës Z dhe qytetarëve dhe jo e agjenturave!
Protesta kombëtare hyn sot në ditën e 11-të të saj, ku me mijëra shqiptarë mbushin sheshin përnatë me kërkesën për rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gazetarja Klodiana Lala, e cila ka ndjekur nga afër zhvillimet e tubimit, ka deklaruar sot (10 qershor) për News24 se protesta nuk lidhet vetëm me ngjarje të veçanta, por përfaqëson një pakënaqësi më të gjerë qytetare.
Lala u shpreh se prania e vazhdueshme e qytetarëve në shesh tregon një mobilizim të qëndrueshëm, ndërsa theksoi se kërkesa kryesore e protestuesve është e qartë dhe e njëtrajtshme. Ajo shtoi se pjesëmarrja e brezit të ri, përfshirë edhe gjeneratën Z, është një element i dukshëm i kësaj lëvizjeje.
“Kjo nuk është protestë vetëm për Zvernecin, Zverneci ishte pika e vlimit. Të tërhiqet një qytetar zvarrë, kjo zgjoi rininë shqiptare. Sa herë kemi thënë, ku është rinia shqiptare? Më në fund, gjenerata Z është ngritur dhe po kërkon të drejtat e veta. E keni parasysh çfarë ndodhi me AKSHI-n? Sado Rama përpiqet, nëse protesta vijon të jetë konsistente, mund të arrijë suksesin. Do të bëhen pjesë figura të njohura në vijim”, tha ajo mes të tjerash.
Lala rrëfeu edhe detaje nga strategjia dhe energjia e protestës.
“Nëse qytetarët do vijojnë të qëndrojnë aty, do qëndrojnë të palëkundur, mund të arrihet synimi. Kërkesa është një e vetme, largimi i Ramës. Rama foli për agjentura, por aty ka vetëm qytetarë. Askush aty nuk është kundër zhvillimit, duhet konsultim dhe transpranecë. Rama ka gënjyer 5 herë për Zvernecin”, tha ajo.
SHBA paralajmëron sulme të reja ndaj Iranit, Trump: Do rifillojmë bombardimet
Presidenti amerikan Donald Trump ka formuluar kërcënime të reja ndaj Iranit gjatë deklaratave të tij në Zyrën Ovale, duke paralajmëruar rifillimin e operacioneve ushtarake.
I pyetur nga një gazetar lidhur me deklaratën e tij të mëparshme se Irani “duhet të paguajë çmimin”, Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin sulme të reja.
“Do t’i sulmojmë dhe madje shumë fort, që sot”, deklaroi ai. “Do të rifillojmë bombardimet. Kemi të drejtë ta bëjmë këtë. Ata rrëzuan helikopterin tonë”, u shpreh presidenti amerikan.
“Kam bashkëpunuar me Iranin për disa muaj dhe ata duhet të nënshkruajnë marrëveshjen”, shtoi Trump.
NOW: Trump:
We are going to hit Iran hard today. pic.twitter.com/He6ShAC9UM
— Clash Report (@clashreport) June 10, 2026
VIDEO/ Rrëzohet një helikopter ushtarak në Pakistan, nuk ka të mbijetuar!
Një helikopter i ushtrisë pakistaneze është rrëzuar në Kashmirin pakistanez, tha ushtria të premten, duke shtuar se nuk kishte të mbijetuar midis ekuipazhit.
“Një helikopter Mi-17 i Forcave Ajrore të Pakistanit u rrëzua gjatë ngritjes pranë Muzaffarabad sot për shkak të një defekti teknik”, tha ushtria në një deklaratë.
“Nuk ka të mbijetuar”, shtoi ushtria, pa specifikuar numrin e personelit në bordin e avionit të projektuar nga Bashkimi Sovjetik, një version i Mi-8 rus me një kapacitet prej rreth 30 personash.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe një komision hetimor është urdhëruar të përcaktojë shkakun e saktë teknik të aksidentit, tha ushtria.
FIRST VISUALS
PAK ARMY CHOPPER SHOT DOWN?
CNN News18 Mega Exclusive
Pakistan Military Helicopter “Crashes” In PoK under suspicious circumstances. Amidst unprecedented unrest in PoK Pak
ISPR scrambles to deny hit by hostile projectile but locals claim that Helicopter was brought… pic.twitter.com/jRykMq8OLI— Rahul Shivshankar (@RShivshankar) June 10, 2026
Helikopteri u rrëzua gjatë ngritjes dhe u përfshi nga flakët, tha një dëshmitar për Reuters, duke shtuar se zjarrfikësit po përpiqeshin të vinin nën kontroll flakët.
Kashmiri, një rajon me shumicë myslimane, pretendohet në tërësinë e tij si nga India ashtu edhe nga Pakistani, por ka qenë i ndarë midis dy vendeve që nga pavarësia e tyre nga Britania.
Pas viteve të përleshjeve të shpeshta dhe luftës së hapur me Indinë, rajoni konsiderohet jashtëzakonisht i ndjeshëm nga ushtria dhe qeveria pakistaneze.
Another visual has surfaced following the Pakistan Army Mi-17 helicopter crash near Muzaffarabad in Pakistan-occupied Kashmir. pic.twitter.com/Gh0E6Uqo62
— SILENT BRIEF (@SilentBriefHQ) June 10, 2026
E BUJSHME/ “Gruda kërkon ta lëmë të qetë”, ndihmësi i Maran te Kombëtarja del publikisht: As bisedë miqësore me Vaiperin
Brajan Gruda i ka mbyllur derën për momentin FSHF-së, pasi ka shprehur sërish se nuk është i interesuar për kalimin te Shqipëria. Zëvendëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, dha detaje edhe për Nelson Vaiper i cili sipas Bulkut as nuk pranon që të ketë bisedë miqësore.

“Duke parë edhe nevojat që ne kemi në skuadër, normal që dera e ekipit kombëtar është gjithmonë e hapur për të gjithë ato që dëshirojnë të përfaqësojnë ekipin kombëtar. Por po të ndalemi në emrat konkretë si Brajan Gruda, ne kemi qenë gjatë gjithë kohës. Ftesa e parë ju ka bërë shumë vite më parë, qëkur ishte 15 vjeç me ekipet kombëtare të moshave, por ai ka vendosur që të përfaqësonte moshat e Gjermanisë.
Jo më larg se dje kam pasur një komunikim, unë personalisht me të, bashkë me trajnerin, dhe na ka komunikuar nga menaxheri i tij që Brajanin duhet ta lëmë të qetë. Dhe të paktën për dy vite ose dhe më shumë, sepse do që të përfaqësojë skuadrën përfaqësuese të Gjermanisë. Ne kemi bërë gjithçka. Është organizuar e gjithë drejtoria teknike dhe deri tek presidenti. Kemi kërkuar që të bëjmë një takim me të, por nuk na është mundësuar nga ana e lojtarit.
Vajper është e njëjta. Ndodhet për momentin në Shqipëri, është me pushime, sepse Shqipëria është e bukur dhe është vendi i tyre. Ndodhet me pushime në bregdetin e jugut. Kemi komunikuar me të afërm të tij, kemi kërkuar që ta takojmë bashkë me trajnerin.
Na ka kërkuar që për momentin jam me pushime dhe nuk mund të kemi një takim ose bisedë miqësore me Vajperin. Por mos harrojmë që nuk është momenti i parë që komunikojmë dhe kërkojmë të bëhen pjesë e Shqipërisë. Por Vajper ka vendosur që Europianin që do zhvillohet në vendin tonë, ta zhvillojë me kombëtaren e 21-vjeçarëve të Gjermanisë”, u shpreh Bulku në emisionin në “Shtëpinë e Futbollit”.
PANORAMASPORT.AL
Vinin nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Një sasi lënde kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një aparaturë për detektimin e metaleve të çmuara janë sekuestruar ditën e sotme në Portin e Durrësit.
Sipas njoftimit zyrtar të Doganës së Durrësit, gjatë kontrollit të një automjeti të ardhur me tragetin e linjës Ankona–Durrës, autoritetet konstatuan një valixhe brenda së cilës ndodhej një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara, së bashku me disa aksesorë të montueshëm.
Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një tjetër automjet nga Italia, u zbuluan katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet.
Po ashtu, në një automjet tjetër u gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, e llojit kokainë, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.
Njoftimi i Doganës së Durrësit:
Dogana Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, bllokuan ditën e sotme gjatë disa kontrolleve të kryera në Portin e Durrësit një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.
Gjatë kontrollit të një automjeti të mbërritur me tragetin e linjës Ankona–Durrës, u konstatua një valixhe që përmbante aparaturën detektuese dhe disa aksesorë të montueshëm.
Gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një tjetër automjet të ardhur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet.
Në një automjet tjetër u zbulua një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.
Rastet iu referuan strukturave kompetente për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore.
Tensionet e reja në Lindjen e Mesme, rriten çmimet e naftës, shkojnë në 93 dollarë për fuçi!
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën, me Brent që u rrit me rreth 1.5% në 93 dollarë për fuçi, ndërsa investitorët vlerësuan zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Nafta bruto amerikane WTI u rrit me 2% në rreth 90 dollarë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani kishte vonuar shumë në arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara dhe tani “do të duhet të paguajë çmimin”.
Komentet e tij vijnë pas raportimeve për sulme iraniane ndaj objektivave në vendet e Gjirit, përfshirë Bahreinin, Jordaninë dhe Kuvajtin.
Incidentet thuhet se pasuan sulmet amerikane që Uashingtoni i përshkroi si akte vetëmbrojtëse pas rrëzimit të një helikopteri amerikan në rajon.
Ndërkohë, transporti detar në Ngushticën e Hormuzit vazhdon të përballet me probleme serioze.
Sipas raportimeve, Irani vazhdon të kufizojë pjesën më të madhe të trafikut tregtar përmes këtij kalimi strategjik, ndërsa SHBA-të kanë mbajtur kufizime në portet iraniane.
Këto zhvillime vazhdojnë të shkaktojnë shqetësim në tregje, pasi Hormuzi është një nga arteriet më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Megjithatë, Sekretari Amerikan i Energjisë, Chris Wright, u shfaq më qetësues, duke vënë në dukje se trafiku i anijeve në Gjirin Persik dhe eksportet e naftës përmes Hormuzit po rriten gradualisht pavarësisht problemeve të vazhdueshme.
Çmimet e naftës u mbështetën gjithashtu nga të dhënat nga Instituti Amerikan i Naftës (API), të cilat treguan një rënie të ndjeshme të inventarëve të naftës bruto në SHBA.
Konkretisht, inventarët ranë me 9.1 milionë fuçi javën e kaluar, duke arritur nivelin e tyre më të ulët në katër muaj.
Rënia i atribuohet rritjes së kërkesës nga blerësit që kërkojnë të zëvendësojnë vëllimet e naftës të prekura nga ndërprerjet në eksportet nga Gjiri Persik.
E denoncoi ish-gruan dhe përfundoi në gjyq, portieri pranë firmës me Interin
Ivan Provedel është pranë firmës me Interin. Agjenti i portierit të Lacios, Xhani Rava, u shfaq sot në selinë e zikaltërve.

Somer nuk do vazhdojë tek Interi. Kështu që portieri Provedel do të qëndronte si alternativë në stol, pikërisht pas Josep Martinez.
Provedel është i dëmtuar dhe rikthehet në shtator. Ndaj Lacio do ishte e gatshme për t’i hapur rrugë largimit, pasi i ka mbetur edhe një vit kontratë.
Me 200 ndeshje në Seria A dhe 126 të tjera në Serinë B, Provedel vlerësohet për eksperiencën. Një profil i tillë kërkohet nga Interin për t’u ulur në stol.
Provedel u kthye në vëmendje, pikërisht në vitin 2024. Asokohe dërgoi ish-partneren në gjyq, Xhudita Kapeki, pasi e ndalonte të shikonte fëmijën e tij 3-vjeçar. Një lidhje e cila pas divorcit krijoi shumë polemika.
PANORAMASPORT.AL
FOTO/ Aksident në i rëndë në Vlorë, plagoset drejtuesi i motorit! Niset me urgjencë drejt spitalit, ja si paraqitet gjendja e tij
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Pelivan Leskaj” në Vlorë, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duken dëmtime në mjetet e përfshira në aksident, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë zonës ku ndodhi përplasja.
Transferimi i Muriqit, feston edhe Lacio për milionat! Teuta “qan” gafën e madhe që bëri me sulmuesin
Vedat Muriqi po bëhet gati t’i japë lamtumirën Spanjës për t’u kthyer përsëri në Turqi, ku do të veshë fanellën e Fenerbahçes.
Sulmuesi i Kosovës ka gjetur akordin dhe dy klubet gjithashtu kanë finalizuar marrëveshjen që do të bëjë atë pjesë të klubit të qytetit të Stambollit.
Akordi prej 15 milionë eurosh për futbollistin 32-vjeçar, ka bërë padyshim të lumtur Majorkën, e cila ka nevojë për të ardhura pas rënies nga kategoria për të rindërtuar grupin.
Por të lumtur janë edhe te Lacio. Kjo, pasi transferimi i tij në Spanjë nuk ishte vetëm me pagesën e një shifre prej 8 milionë eurosh në vitin 2022.
Lacio asokohe ruajti të drejtën e 45% të vlerës së kartonit në shitjen e radhës të sulmuesit nga Majorka dhe tashmë do të përfitojë rreth 7 milionë euro nga ky transferim. Strategjia e ruajtjes së përqindjeve është bërë normalitet në futbollin e sotëm, ndërsa klubet shqiptare e mësuan shumë vonë këtë.
Shembulli më i mirë se si nuk duhet të veprosh edhe me përqindjet që të takojnë, ka ardhur pikërisht me Vedat Muriqin dhe ka lidhje me periudhën e tij në radhët e Teutës në Superiore.
Klubi durrsak, përveçse nuk vlerësoi siç duhej potencialin e tij dhe e dha edhe huazim te Besa, bëri një veprim shumë të pazakontë që e qan edhe sot e kësaj dite. Në momentin kur ndërpreu marrëveshjen e bashkëpunimit me Muriqin pas vetëm një sezoni, durrsakët i dhanë atij një dokument nëpërmjet të cilit hiqnin dorë nga çdo lloj përfitimi të mundshëm financiar prej lojtarit, duke e lënë plotësisht të lirë.
Kësisoj, Teuta nuk ka përfituar asnjëherë nga transferimet e lojtarit, meqë kishte hequr dorë prej përfitimeve financiare që mund të siguronte nga ai sipas përllogaritjes së të drejtës së “edukimit” të futbollistit për të cilin, duke përfshirë edhe transferimin e fundit, janë paguar më shumë se 50 milionë euro për kalimin e tij nga një klub në tjetrin. /Panorama Sport/
Dosja e Prokurorisë: Si operonte rrjeti i dyshuar kosovar i trafikimit të drogës nga Amerika e Jugut në vendet e BE dhe Lindjen e mesme, përgjimet e SKY ECC
Pesë personat e arrestuar më 9 qershor në Kosovë, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar policor, dyshohen se kanë qenë pjesë e një rrjeti që trafikonte drogë nga Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme, drejt Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian.
Hetimet për rastin nisën nga mesazhet e dekoduara në aplikacionin Sky ECC. Radio Evropa e Lirë ka siguruar detajet nga hetimet e Prokurorisë.
Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe autoritete policore evropiane, bëri pesë arrestime në një aksion të shpërndarë në pesë qytete kosovare.
Aksioni filloi në përndjekje të një grupi të dyshuar për trafikim të drogës dhe shpëlarje të parave.
I quajtur “White Star” (Ylli i bardhë), operacioni pati si provë kryesore të dhënat e siguruara nga platforma Sky ECC, komunikimet në të cilën u dekriptuan nga autoritetet evropiane në vitin 2021, informon REL.
Çfarë është Sky ECC?
Sipas Europolit – agjenci e zbatimit të ligjit e Bashkimit Evropian – Sky ECC ishte një platformë e komunikimit kriminal me pagesë, e zhvilluar nga kompania kanadeze, Sky Global.
Platforma ofronte një sërë funksionesh, përfshirë fshehtësinë e shkëmbimit të informacionit (mesazhe, fotografi ose mesazhe zanore) dhe anonimitetin e përdoruesve.
“Përveç kësaj, ajo ofronte: zbulimin e manipulimeve, fshirjen në distancë, si dhe masa të paprecedente sigurie për mbrojtjen e pajisjes, si funksioni i panikut [që u mundësonte përdoruesve të fshinin përmbajtjen e pajisjes me shtypjen e një butoni] dhe një ndërfaqe të aplikacionit që mund të fshihej lehtësisht”, thuhet në të dhënat e Europolit.
Sky ECC u mbyll zyrtarisht në marsin e vitit 2021, por qindra miliona mesazhe të enkriptuara mbeten ende të disponueshme. Këto mesazhe përmbajnë të dhëna të vlefshme për strukturën, funksionimin dhe lidhjet ndërkombëtare të rrjeteve kriminale, dhe vazhdojnë të mbështesin hetimet në mbarë BE-në.
Hetimet e Prokurorisë dhe dosja
Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, të dyshuarit që nga fillimi i vitit 2019 kanë marrë pjesë në veprimtarinë e një grupi të organizuar kriminal, që merrej me “blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve”.
Në dokumentin e Prokurorisë thuhet se grupi dyshohet se trafikonte kokainë nga shtetet e Amerikës së Jugut; heroinë nga Irani, Afganistani dhe Turqia; si dhe marihuanë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Spanja.
“Në Kosovë, pjesëtarët e këtij grupi kriminal e bëjnë përzierjen e narkotikut me sodë bikarbonat dhe përzierës të tjerë me qëllim të shtimit të peshës, më pas të njëjtën e paketojnë me anë të një makine me presion dhe narkotikun e vendosin duke e kamufluar nëpër produkte të ndryshme”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.
Sipas Prokurorisë, droga transportohej më pas përmes kompanive transportuese drejt Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Kroacisë, Gjermanisë, Zvicrës, dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Përveç trafikimit të narkotikëve, pesë të arrestuarit dyshohen edhe për pastrim parash.
Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se “fitimet e siguruara nga aktiviteti kriminal i transferonin në biznese të ndryshme, të themeluara nga vetë të dyshuarit ose persona të afërt me ta”.
Një pjesë e mjeteve, sipas dokumentit, konvertohej në prona të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë tokë, shtëpi, banesa dhe vetura.
Arrestimi i të dyshuarve u mbështet nga agjencia e zbatimit të ligjit e BE-së, Europol, dhe nga autoritetet e Francës, Belgjikës dhe Holandës.
Sipas Europolit, grupi kriminal operonte nga Kosova, ndërsa anëtarët e tij koordinonin trafikimin ndërkombëtar të drogës, dhe menaxhonin pastrimin e fitimeve të paligjshme në disa shtete evropiane.
Në njoftimin për aksionin për kapjen e të dyshuarve, Europoli tha se nga fillimi i hetimeve (të lidhura me platformën Sky ECC) janë hetuar 42 persona, janë kryer 76 kontrolle dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë të vlerësuar të përgjithshme prej rreth 80 milionë eurosh.
Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, aktiviteti i të arrestuarve të djeshëm është i ndërlidhur me një rast të hetuar paraprakisht gjatë vitit 2025, në aksionin e quajtur “Qielli i Thyer”.
Në një njoftim të dhjetorit të vitit të kaluar, Prokuroria kishte njoftuar se 33 persona ndodheshin në paraburgim, nën dyshime për trafikim me drogë, shpëlarje parash e vepra të tjera ilegale.
Prokurori special, Fatos Ajvazi, i tha Radios Evropa e Lirë se pesë të arrestuarit më 9 qershor nuk konsiderohen udhëheqës të strukturës së dyshuar kriminale.
“Të paktën, deri më tani, nuk ka rezultuar një gjë e tillë. Këta janë anëtarë të grupeve që veç i kemi në paraburgim”, bëri të ditur Ajvazi.
Sipas tij, provat kryesore në këtë rast kanë qenë komunikimet e siguruara nga platforma e dekriptuar Sky ECC.
“[Komunikimet në Sky ECC] kanë qenë provat kryesore, mirëpo i kemi ndërlidhur edhe me prova tjera”, tha ai.
Ajvazi sqaroi se mesazhet fillimisht janë pranuar nga Europoli, dhe më pas janë siguruar përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar nga autoritetet franceze.
Ai shtoi se nga hetimet e deritanishme, përfshirë rastet e vitit të kaluar, është vënë masë ndaluese për pasurinë prej 80 milionë eurosh.
Sipas prokurorit, personat e arrestuar në Kosovë e kanë zhvilluar aktivitetin kryesisht brenda vendit, por kanë pasur veprimtari edhe jashtë.
Rasti ndaj pesë të arrestuarve të fundit, dhe ai ndaj të dyshuarve të arrestuar më herët, vazhdon të jetë në fazën e hetimeve.
Ndërsa ende nuk ka aktakuzë për pesë të dyshuarit e kapur të martën, gjykata pritet të vendosë të mërkurën nëse do t’i dërgojë në paraburgim.
Rikthehen ‘ethet’ e luftës mes Pakistanit dhe Afganistanit, të paktën 13 të vrarë nga bombardimet e avionëve!
Tensionet janë rritur përsëri në marrëdhëniet Pakistan-Afganistan, pasi sulmet ajrore ushtarake pakistaneze shënjestruan militantët që vepronin nga toka afgane, ndërsa qeveria talebane tha se u vranë civilë, përfshirë fëmijë.
Pakistani nisi sulme ajrore përgjatë kufirit me Afganistanin, duke thyer një periudhë qetësie relative në muajt e fundit në rajonin kufitar të paqëndrueshëm.
Ministri i Informacionit i Pakistanit, Attaullah Tarar, njoftoi se katër objektiva u shkatërruan në “bastisje të synuara dhe të matura”, të cilat, sipas Islamabadit, rezultuan në vdekjen e 26 militantëve.
Ai tha se operacionet u kryen në përgjigje të “incidenteve të fundit terroriste në Pakistan” dhe shënjestruan strehimet dhe bazat e militantëve pranë kufirit, duke përfshirë një qendër trajnimi dhe një depo municionesh.
افغانستان نے پاکستان پر فضائی حملوں کا الزام لگایا ہے۔ افغان حکومت کا دعویٰ ہے کہ پاکستان نے اس کے تین صوبوں میں فضائی حملے کیے ہیں۔#Pakistan #Afghanistan #News #YeniSafakUrdu pic.twitter.com/ZgQrvhY4W9
— Yeni Şafak Urdu (@yenisafakur) June 10, 2026
“Pakistani gjithmonë kërkon të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon, por siguria e qytetarëve tanë mbetet përparësia jonë më e lartë”, tha Tarar.
Nga ana tjetër, qeveria talebane në Afganistan u ankua se bastisjet pakistaneze goditën objektiva në provincat Kunar, Khost dhe Paktika.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha se sulmet vranë 13 persona, përfshirë 11 fëmijë, një grua dhe një burrë të moshuar.
Pakistan is fighting in PoJK where rebels have brought down a military helicopter killing 21 soldiers BLA has set on fire 60 trucks carrying gas and minerals Afghanistan will attack soon after Pakistan bombed them last night Super Power is burning pic.twitter.com/7av3FZp1bM
— THE DESI PROFESSOR (@desiprof_) June 10, 2026
VIDEO/ Shoferin e zë gjumi në timon, autobusi përplaset me murin, pasagjerët përfundojnë në spital!
Një aksident trafiku ndodhi të mërkurën në mëngjes (10 qershor) në Adana të Turqisë, kur shoferi 27-vjeçar i një minibusi ra në gjumë në timon dhe u përplas në një mur, duke plagosur të paktën shtatë persona.
Sipas informacioneve nga Haber, aksidenti trafiku ndodhi në rrugën Yaşar Doğu, në lagjen Yenidoğan të rrethit qendror Yüreğir.
Pasi automjeti u ndal, pasagjerët e lënduar dolën dhe u shtrinë përtokë. Ata u dërguan më vonë në spital nga ambulancat që nxituan në vendngjarje.
Videoja nga një kamera sigurie brenda një autobusi kap momentin kur një shofer bie në gjumë në timon, humbet kontrollin e automjetit dhe përplaset me një mur.
Shoferi i autobusit është arrestuar. Autoritetet po hetojnë incidentin.
⚪️ Adana’da dolmuş sürücüsünün direksiyon başında uyuması sonucu meydana gelen kazada, araç içinde bulunan 7 kişi yaralandı. pic.twitter.com/g6CeXUvrSh
— SİYAH SANCAK (@siyahsancakx) June 10, 2026
Sot protesta e 11-të/ Mijëra qytetarë në shesh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Rama të ikë!
Për të 11 ditë qytetarët shqiptarë do të dalin sërish sot në protestë në orën 18:00, kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama. Protesta, e cila nisi kundër projekteve për ndërtimet në zonën e Zvërnecit, tashmë është shndërruar në një revoltë popullore kundër sistemit politik në vend.
Nën sloganin “Shqipëria e Re”, mijëra qytetarë u bashkuan mbrëmë para kryeministrisë me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës.
Pjesëmarrësit e shumtë shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes aktuale dhe kërkuan mbajtjen parasysh të kërkesave të qytetareve. Qindra-mijë shqiptarë janë ngritur në këmbë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama dorëhiqu”, “Atdheu i Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Atdheu nuk shitet”, jehuan edhe mbrëmë në sheshin në qendër të Tiranës. Aktivisti e Lëvizjes qytetare Edmond Gjata njoftoi se kanë dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor.
Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një kod që i jep mundësitë dhe përparësitë qytetarëve. “Kemi dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor. Shqipëria e re fillon nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto zgjedhje në 35 vite janë bërë për partitë, jo për qytetarët. Kodi i ri, është kodi i qytetarëve, që shprehin interesat e tyre dhe jo të Edi Ramës.
FOTO/ Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafikndarësen, plagoset shoferi! Ja si paraqitet gjendja e tij në spital
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit anësorë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Trajneri e pranon Milanin, Rangnik mbetet në pritje
Oliver Glasner e dëshiron me çdo kusht Milanin dhe përfaqësuesit e tij e kanë ritheksuar këtë edhe gjatë një takimi të ri të zhvilluar dje me drejtuesit kuqezi.
Trajneri austriak i ka thënë “po” Milanit dhe madje ka lënë mënjanë edhe një ofertë nga Fejenordi, pasi synimi i tij është të marrë drejtimin e pankinës së klubit kuqezi.
Tashmë mungon vetëm miratimi përfundimtar nga Kardinale, Ibrahimoviç dhe Kalveli, personat që po udhëheqin bisedimet me trajnerë dhe drejtues pas revolucionit të plotë të ndodhur dy javë më parë në strukturat e klubit.
GLASNER– Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, Glasner është plotësisht i bindur për t’u transferuar në Milanelo dhe e konsideron këtë si mundësinë ideale për të drejtuar për herë të parë në karrierën e tij një klub të nivelit më të lartë europian.
Fakti që palët u takuan sërish dje, pas një diskutimi maratonë prej gjashtë orësh të zhvilluar të martën e kaluar, konfirmon se tekniku austriak ka lënë përshtypje shumë pozitive dhe se drejtuesit e Milanit vlerësojnë filozofinë e tij të lojës.
Megjithatë, nëse do të emërohej trajner i Milanit, ish-tekniku i Kristal Palas do të duhej të thyente edhe një traditë jo fort të favorshme për trajnerët e huaj në klubin kuqezi. Shembujt e fundit të Paulo Fonsekas dhe Serxhio Konseiçaos kanë forcuar bindjen se trajnerët e huaj e kanë pasur shumë të vështirë të kenë sukses në Milano.
RANGNIK- Paralelisht me negociatat për Glasnerin, Milani ka vijuar kontaktet edhe me Ralf Rangnik. Klubi kuqezi ka zhvilluar biseda të tjera telefonike me trajnerin gjerman, i cili aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara me përfaqësuesen e Austrisë në prag të Kupës së Botës.
Federata Austriake e Futbollit i ka ofruar Rangnikut një rinovim kontrate deri në vitin 2028, por ideja për t’u bërë drejtori i ri teknik i Milanit vazhdon ta tërheqë shumë.
Megjithatë, kushtet e tij për të pranuar këtë detyrë janë tepër të qarta. Ai kërkon liri të plotë veprimi, pa ndërhyrje apo pengesa në punën e tij, mbështetje totale nga pronësia për projektin që synon të ndërtojë dhe të drejtën për të riorganizuar strukturën e klubit duke sjellë njerëzit e tij të besuar.
Nëse Xherri Kardinale do të pranojë këto kërkesa, marrëveshja mes palëve mund të finalizohet pa pengesa. /Panorama Sport/
Bill Gates dëshmon për Jeffrey Epstein: Shpresoj që viktimat të gjejnë drejtësi!
Filantropi Bill Gates po dëshmon me dyer të mbyllura para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, si pjesë e hetimit të tij mbi lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.
Dëshmia e tij po regjistrohet me shkrim dhe jo po filmohet, dhe transkripti pritet të publikohet.
Bashkëthemeluesi i ‘Microsoft’ nuk është akuzuar për ndonjë shkelje që lidhet me Epstein. Megjithatë, ai kishte një marrëdhënie profesionale me Epstein dhe u takua me të vazhdimisht midis viteve 2011 dhe 2014, në diskutime rreth krijimit të një fondi investimi, një plan që përfundimisht dështoi.
Gates e ka quajtur vazhdimisht marrëdhënien e tij me Epstein një “gabim të madh” dhe ka konfirmuar se ai kishte afera jashtëmartesore me gra që Epstein i njihte. Në të njëjtën kohë, zyra e tij ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat në dosjet e çështjes Epstein, duke i përshkruar ato si “plotësisht absurde”.
Këto përfshijnë raportime se Gates përdorte drogë, kishte “takime seksuale të paligjshme” dhe se ai dyshohet se i kishte transmetuar një sëmundje seksualisht të transmetueshme gruas së tij të atëhershme, Melinda French Gates, duke i dhënë asaj fshehurazi antibiotikë.
Para se të hynte në dhomën e dëshmive, Gates u tha gazetarëve se po vinte vullnetarisht për të ndihmuar punën e komisionit:
“Jam i lumtur që jam këtu vullnetarisht për të dëshmuar dhe për të ndihmuar punën e komisionit. “Do të filloj me një deklaratë hapëse dhe shpresoj që dëshmia ime do të kontribuojë në përpjekjen e rëndësishme për t’u sjellë drejtësi viktimave”, tha ai.
Ndërkohë, New York Times raportoi se Gates ka punësuar ish-këshilltarin ligjor të Komitetit Mbikëqyrës, Jake Greenberg, për ta përgatitur atë për dëshminë e tij. Ky veprim ka ngritur pyetje në lidhje me integritetin e procesit, pasi Greenberg më parë punoi në hetimin e komisionit për Epstein para se të linte pozicionin e tij në dhjetor.
Sipas të njëjtit botim, Greenberg nuk do të marrë pjesë në dëshminë e Gates, pasi rregullat e etikës u ndalojnë ish-zyrtarëve të Kongresit të punojnë drejtpërdrejt me ligjvënësit për një periudhë prej një viti pas largimit nga Capitol Hill.
VIDEO/ Rikthehen tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një marinar i vrarë dhe dy të zhdukur pas bombardimit me raketa të cisternës së naftës në gjirin e Omanit
Një anije cisternë e naftës me flamur të Palau dërgoi një sinjal rreziku sot, duke thënë se motori i saj ishte goditur nga një raketë pranë Soharit në Gjirin e Omanit, ku autoritetet lokale po ndihmonin në evakuimin e ekuipazhit, sipas Autoritetit Britanik të Sigurisë Detare.
Motori i anijes cisternë u përfshi nga flakët pranë Ngushticës së Hormuzit dhe agjencia raportoi një të vdekur dhe dy marinarë të zhdukur.
Më parë, kompania britanike e sigurisë detare Vanguard Tech kishte raportuar se cisterna Settebello “transmetoi një sinjal rreziku duke deklaruar se dhoma e motorit të saj u godit nga një raketë ndërsa lundronte pranë Soharit, në Gjirin e Omanit” dhe se një zjarr shpërtheu në anije.
Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) konfirmuan më pas një incident rreth 20 milje detare në verilindje të Soharit.
“Autoritetet lokale kanë raportuar se një anije cisternë ka pësuar zjarr në dhomën e motorit dhe janë në vendngjarje duke ndihmuar me evakuimin e ekuipazhit ”, tha agjencia. “Anija raporton një anëtar të ekuipazhit të vdekur dhe dy të zhdukur. Nuk ka raportuar ndikim mjedisor”, shtoi ajo.
Ende nuk dihet se kush qëndron pas sulmit të dyshuar me raketa.
Sohar ndodhet pranë hyrjes së Ngushticës së Hormuzit, në një zonë ku ka pasur incidente të përsëritura që përfshijnë anije që nga fillimi i luftës me Iranin më 28 shkurt.
A major fire is currently active aboard the commercial product tanker Settebello in the open waters of the Gulf of Oman. The 28,400-dwt vessel issued immediate distress calls 20 nautical miles northeast of Sohar after a projectile strike breached its engine room spaces. Maritime… pic.twitter.com/H40JuYG6Zy
— X-K (@ConflictRadarME) June 10, 2026
Sulmi është i fundit në një seri sulmesh me raketa dhe dronë ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, e cila ka qenë nën dy bllokada konkurruese për muaj të tërë.
Teherani ka ndaluar në mënyrë efektive pothuajse të gjitha transportet e mallrave përmes rrugës ujore strategjike, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë vendosur bllokadën e tyre ndaj të gjitha anijeve dhe porteve iraniane.
Më 1 mars, Irani goditi një anije cisternë në veri të portit të Khasabit dhe sulmoi portin e Duqm, gjithashtu në Oman. Në fund të majit, një raport i UKMTO dokumentoi një shpërthim në një tjetër anije cisternë rreth 60 milje detare në lindje të Muscat. Të hënën, Komanda Qendrore e SHBA-së ( CENTCOM ) qëlloi një raketë Hellfire në dhomën e motorëve të anijes cisternë MT Lexie me flamur të Botsvanës, e cila po shkonte drejt një porti iranian në shkelje të bllokadës detare të SHBA-së. Po atë ditë, një avion luftarak F/A-18 Super Hornet nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln goditi dhe çaktivizoi anijen cisternë MT Marivex me flamur të Palaut në Gjirin e Omanit për të njëjtën arsye.
Vetë Sohar u shënjestrua nga dronë iranianë më herët gjatë luftës, ndërsa Irani ka sekuestruar disa anije në Gjirin e Omanit, përfshirë anijen cisternë Ocean Koi në maj, duke pretenduar se po përpiqej të pengonte eksportet iraniane të naftës dhe interesat e vendit.
Pavarësisht tensioneve, Omani vazhdon të shërbejë si një kanal komunikimi midis Teheranit dhe Uashingtonit.
BREAKING | Alleged Attack Reported on MT SETTEBELLO off the Coast of Oman, Two Seafarers Feared Missing! Marine Tanks | Special Report An alleged attack has been reported on board MT SETTEBELLO (IMO: 9162916), located approximately 30 nautical miles off the Shinas breakwater in… pic.twitter.com/gqwQJujLo2
— NewsTanksVoiceofSea (@NewsTanksind) June 10, 2026
BE pritet të miratojë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, propozon ndalimin e hyrjes së ushtarëve rusë në vendet e Unionit
BE-ja synon t’u ndalojë ushtarëve rusë hyrjen në territorin e saj, si pjesë e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës, të cilat synojnë gjithashtu bankat, firmat e kriptomonedhave dhe të ardhurat e Kremlinit nga nafta.
Duke njoftuar propozimet të martën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha: “Ne propozojmë për herë të parë të ndalojmë hyrjen në Bashkimin Evropian të kujtdo që ka shërbyer në forcat e armatosura ruse që nga fillimi i luftës. Pra, Evropa mbetet e ndaluar për këdo që ka marrë pjesë në pushtimin e Ukrainës, kaq e thjeshtë.”
Ndalimi i propozuar i vizave për luftëtarët është pjesë e masave më të fundit të BE-së për shtrëngimin e sanksioneve kundër Rusisë, propozime që mund të ndryshohen dhe duhet të miratohen unanimisht nga 27 shtetet anëtare.
“Sanksionet tona vazhdojnë të jenë të forta dhe të thella. Ato po dobësojnë themelet ekonomike të përpjekjeve luftarake të Rusisë”, tha von der Leyen ndërsa prezantoi planet, grupi i 21-të i masave që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në shkurt 2022.
Komisioni gjithashtu dëshiron të mbajë një çmim maksimal për naftën ruse në 44 dollarë deri në janar 2027, gjë që do ta pengonte Kremlinin të korrte fitime nga rritja e çmimeve të naftës bruto që vjen si pasojë e mbylljes së ngushticës së Hormuzit.
“Ne duam të ruajmë intensitetin e plotë të sanksioneve tona”, tha Von der Leyen.
Zyrtarët e BE-së duan gjithashtu të shtojnë në listën e saj të zezë 30 anije të “flotës në hije” që ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet perëndimore, përveç 632 anijeve që janë tashmë nën kufizime.


































































































































