“Rama n’burg, Belinda n’burg!” – Aktivisti në shesh: Edhe hajdutë, edhe injorantë! Ministrja tha ‘flamingot erdhën në Vlorë në 2013”! E tmerrshme

Jun 10, 2026 | 19:50

Një nga të rinjtë në protestën para kryeministrisë, ka ironizuar qeverinë dhe ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e cila deklaroi para pak ditësh se “flamingot në Vlorë erdhën në 2013”, në kohën kur PS erdhi në pushtet.

“Nuk e di a e keni dëgjuar një ministre që tha: “flamingot në Vlorë erdhën në 2013”, e keni dëgjuar apo jo? Është e tmerrshme”, tha ai, ndërsa shtoi se “këta përveç se janë hajdutë, kriminelë janë edhe injorantë, mor dreqi e marrtë”.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi u shoqërua nga thirrjet e turmës, ku u dëgjuan disa herë slogane kundër Ramës, Belinda Ballukut, Sali Berishës dhe Erjon Veliajt.

I riu: Ore, këta përveç se janë hajdutë, kriminelë janë edhe injorantë, mor dreqi e marrtë. Nuk e di a e keni dëgjuar një ministre që tha: “flamingot në Vlorë erdhën në 2013”, e keni dëgjuar apo jo? Është e tmerrshme.

Ndaj edhe të bëjmë edhe nja dy kore që nuk e kemi me një ose me dy, kështu që: “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”…

Prit se nuk do e harrojmë edhe Belindën, mos u shqetësoni. Do e kujtojmë edhe Belindën. “Rama në burg, Belinda në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”… “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”…

© Panorama.al

Te lidhura