VIDEO/ Protesta më e madhe e mbledhur ndonjëherë kundër qeverisë Rama, qytetarët nisin marshimin rrugëve të Tiranës: Jepe dorëheqjen! Nesër më shumë

Jun 10, 2026 | 20:49

Për të njëmbëdhjetën ditë radhazi, qytetarët i janë rikthyer sërish sheshit për të vijuar protestat kundër qeverisë dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas qëndrimit disa orë përpara godinës së Kryeministrisë, ashtu siç është bërë tashmë traditë, mijëra protestues kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Rama jep dorëheqjen”, Ju erdhi fundi”, dhe slogane të tjera janë dëgjuar vazhdimisht gjatë marshimit në bulevard.

protesta 11 (4)

Po ashtu, edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama dorëhiqu”, “Atdheu i Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Atdheu nuk shitet”, jehuan edhe sot teksa qytetarët marshojnë, ndërsa u bë edhe thirrja e përnatshme “Nesër më shumë”.

protesta 11 (2) protesta 11 (3)protesta 11 (1)

© Panorama.al

Te lidhura