Zyrtare, Llullaku largohet nga Gaz Metani për para dhe Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2016 | 12:38

Zyrtare, Llullaku largohet nga Gaz Metani për para dhe Champions

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Gaz Metanit, Azdren Llullaku, ka zyrtarizuar ditën e sotme të ardhmen e karrierës së tij teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin kazak, Astana. Marrëveshja është mbyllur mes tij, menaxherit Shkumbin Qormemeti dhe drejtorit ekzekutiv të kazakëve, Bekenov Kaisar Raufoviç.

llullaku

Ai do të përfitojë një pagë shumë të lartë në krahasim me atë që merrte në Rumani, teksa do të paguhet 500 mijë euro në sezon. Gaz Metani nuk do të përfitojë asgjë nga ky transferim pasi futbollisti ishte në muajt e fundit të kontratës së tij dhe një klauzolë e përfshirë në të ia lejonte largimin gjatë kësaj periudhe pa asnjë detyrim.

llullaku1

28-vjeçari vitin e ardhshëm e ka të sigurt pjesëmarrjen të paktën në grupet e Ligës së Europës, teksa Astana si kampione në fuqi e Kazakistanit do ta fillojë aventurën europiane nga faza play-off e Ligës së Kampionëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"