Xhimshiti sqaron zvicerianët: Ja pse zgjodha Shqipërinë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2015 | 20:15

Xhimshiti sqaron zvicerianët: Ja pse zgjodha Shqipërinë!

berat-xhimshitiBerat Xhimshiti ka sqaruar publikun zvicerian për zgjedhjen e tij, Shqipërinë.

Mbrojtësi i Zyrihut ka pranuar të luajë për Kombëtaren Shqiptare të futbollit, ndërkohë tregon dhe arsyen përse zgjodhi të veshë fanellën kuqezi.

“Federata Shqiptare e Futbollit më ka kërkuar disa herë dhe unë për këtë arsye do të luaj për Shqipërinë”, theksoi Xhimshiti për faqen e ekipit të Zyrihut.

22-vjeçari para pak ditësh u pajis dhe me nënshtetësi shqiptare, ndërsa pritet të debutojë në ndeshjet e shtatorit ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Ashtu siç tranjeri italian i kuqezinjëve ka deklaruar në për median gjatë muajit qershor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"