VIDEO/ Ndalet Barcelona, Pike shpëton ekipin nga humbja në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 18:52

VIDEO/ Ndalet Barcelona, Pike shpëton ekipin nga humbja në derbi

Espanjol-Barcelona është një sfidë që është përsëritur disa herë këtë muaj. Barcelona arriti të eliminonte në Kupë rivalët e qytetit, por në kampionat është një tjetër histori.

DVELbeZXUAEbf5F

Espanjoli ka bërë më të mirën në ndeshjen e sotme, por nuk arriti të merrte më tepër se një barazim 1-1.

Goli i parë i takimit u shënua nga vendasit e Espanjoli me anë të Morenos në minutën e 66-të, ndërsa miqtë u kundërpërgjigjën me Pike në minutën e 82-të.

DVNPPDXWAAY8x2R

Ky barazim nuk ndikon shumë në renditjeje e Barcelonës që e sheh vetën gjithsesi 12 pikë larg vendit të dytë, por konfirmon edhe një herë rivalitetin e fortë midis dy ekipeve të qytetit të Barcelonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"