Skandal në Shkodër, një person tenton të therë me thikë trajnerin Ernest Gjoka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 17:56

Skandal në Shkodër, një person tenton të therë me thikë trajnerin Ernest Gjoka

Një ngjarje tepër shokuese ka ndodhur sot në Shkodër, një person ka tentuar që të therë me thikë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka.

gjoka2-470x366 (1)

Ngjarja ka ndodhur në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër në fund të stërvitjes. Një shtetas me kapuç në koke i është afruar trajnerit dhe ka tentuar që ta sulmoje dyshohet se me thikë.

Trajneri Gjoka e ka kuptuar se personi mund ta sulmonte dhe i është shmangur duke shpëtuar pa u dëmtuar. Policia është njoftuar menjëherë.

Tre shtetas në afërsi te stadiumit “Loro Boriçi” janë shoqëruar ne polici duke dyshuar se mund te ketë dijeni për ngjarjen. Ky është rasti dyte teksa edhe njëherë tjetër ka patur tentative për ta sulmuar teknikun Gjoka. Policia po heton për ta zbardhur ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"