Shqipëria e mbyll me fitore, femrat mposhtin Gjeorgjinë dhe kalojnë në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2018 | 18:19

Shqipëria e mbyll me fitore, femrat mposhtin Gjeorgjinë dhe kalojnë në gjysmëfinale

Femrat e volejbollit fituan sot edhe sfidën e fundit eliminatore të fazës së grupeve në Ligën e Europës, duke marrë kështu fitoren e pestë në këtë event. Ndaj Gjeorgjisë në sallën Feti Borova, Shqipëria fitoi pastër, 3-0 me sete.

shqiperia volejboll

Të trija setet u dominuan nga ekipi shqiptar, që shkëputej nga pika në pikë, duke i fituar ato me diferenca pikësh: 25-14, 25-13 dhe 26-24. Mikeshat nga Gjeorgjia për asnjë moment nuk rivalizuan, duke luajtur dobët dhe ndaj Shqipërisë e patën të pamundur të fitojnë.

Shqipëria është kualifikuar për në fazën finale të Ligës së Europës, e cila do të luhet në Suedi në datat 16-17 qershor.

Shqipëri – Gjeorgji, 3-0 (25-14, 25-13, 26-24)

SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

GJEORGJIA: Koraevi, Batsatsashvili, Gaprindashvili, Kipshidze, Sanadze, G.Ulumbelashvili, Beriashvili, Diasamidze, Chelidze, Sosnovskaya, Kalandadze, Markarashvili, Tchautchidze, Lobzhanidze. Trajner: Paata Ulumbelashvili

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"