Shpërthen Shkëlzen Gashi, Besnik Hasi ndal Arsenalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2014 | 22:57

Shpërthen Shkëlzen Gashi, Besnik Hasi ndal Arsenalin

GashiNdeshja e parë për këtë sezon në Champions dhe vjen edhe goli i parë. Shkëlzen Gashi ka shënuar në fitoren 4-0 të Bazelit ndaj bullgarëve të Ludogorets. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 59-të të takimit, pas një pasimi të artë të Embolo në qendër të zonës. Topi përshkoi gjithë hapësirën, teksa Gashi, i ardhur nga pas, e devijoi në rrjetë. Në këtë ndeshje luajti si titullar edhe Taulant Xhaka, i cili gjithashtu bëri një paraqitje shumë të mirë. Po në këtë grup, Reali i Madridit fitoi minimalisht ndaj Liverpulit falë golit të Benzemasë. Ndërkohë, surprizë ka qenë edhe barazimi i Anderlehtit të Besnik Hasit në Londër ndaj Arsenalit të Arsen Vengerit. Edhe pse me mungesa, Hasi arriti të hedhë në fushë një skuadër, nga e cila mori të paktën një barazim në një transfertë shumë të vështirë.

REZULTATET
Zenit-Leverkusen 1-2
Arsenal-Anderleht 3-3
Bazel-Ludogorets 4-0
Benfika-Monako 1-0
Dortmund-Galatasarai 4-1
Juventus-Olimpiakos 3-2
Malmo-Atl.Madrid 0-2
Real Madrid-Liverpul 1-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"