Shkëlzen Gashi debuton me asist dhe fitore te Bazeli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2014 | 11:02

Shkëlzen Gashi debuton me asist dhe fitore te Bazeli

Shkelzen GashiSulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën te Bazeli. Në javën e parë të kampionatit zviceran, kosovari ka qenë protagonist në debutimin me kampionët në fuqi të Bazelit. Ai e ka startuar si titullar takimin kundër Araut, teksa në minutën e 38-të ka dhënë asistin e golit të dytë, të shënuar nga Aliji. Bazeli ka fituar me rezultatin 2-1 në transfertë, duke filluar shkëlqyer kampionatin në mbrojtje të titullit kampion. Ndërkohë, Gashi është zëvendësuar nga trajneri Paulo Soza në minutën e 58-të. Nga ana tjetër, për Bazelin u aktivizua për 90 minuta mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i cili është pjesë e skuadrës kampione në fuqi të Zvicrës prej tri sezonesh radhazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"