Salihi debuton me fitore, fatsjellës për Hapoel Akre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2014 | 9:31

Salihi debuton me fitore, fatsjellës për Hapoel Akre

Salihi ne IzraelHamdi Salihi debuton me fitore te skuadra izraelite, Hapoel Akre. Dje sulmuesi i Kombëtares shqiptare është aktivizuar që nga minuta e parë në ndeshjen kundër Hapoel Tel Avivit. Sipas mediave izraelite, shqiptari ka qenë fatsjellës për ekipin e tij, që arriti të fitojë 2-1, duke u dhënë fund rezultateve negative në kampionat. Hapoel Akre kishte 9 ndeshje radhazi që nuk arrinte të merrte tri pikët e plota, por më në fund, pikërisht në debutimin e Salihit, i cili është blerja më e madhe në historinë e këtij klubi, erdhi fitorja e shumëpritur. Kjo ishte java e parë për këtë vit sa i përket kampionatit izraelit, ndërkohë që skuadra ku aktivizohet shkodrani renditet në vendin e 10-të, teksa në 21 ndeshje ka arritur të grumbullojë 22 pikë. “Sensacionale! Salihi sjell fat te Hapoel Akre”, – shkruante dje uebsajti izraelit “sports.walla.co.il”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"