“Olimpico” mban frymën, Strakosha i padiskutueshëm në derbin e Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2018 | 12:20

“Olimpico” mban frymën, Strakosha i padiskutueshëm në derbin e Romës

Vërshëllima e nisjes në “Olimpico”, në program sot për orën 15:00, nuk do jetë ajo e një sfide çfarëdo, pas një starti sezonal që u ka dhuruar më shumë gëzime bardhekaltërve sesa verdhekuqve: në turnin mesjavor skuadra e Simone Inzagit doli triumfuese nga “Dacia Arena” e Udines duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në Serinë A pas dy humbjeve ndaj Napolit e Juventusit.

lazioroma2

Ndërsa ekipi i Euzebio Di Françeskos ndërpreu me fitoren 4-0 në Frozinone “thatësirën” e sukseseve që zgjaste nga java e parë, duke u ngjitur në 8 pikë në klasifikim. Në derbin e 171-të, Lacio e Roma përballen në një “betejë” që vlen më shumë se tri pikë, ROMA – Di Françesko duhet të zgjedhe nëse do këmbëngulë te moduli 4-2-3-1 me Pastoren fantazist apo të rikthehet te skema 4- 3-3, me Lorenco Pelegrinin (ose Kristanten), Nzonzin dhe ish-lojtarin e PSG-së në mesfushë. Rikthehen me siguri Florenci e Xheko, ndërsa në mbrojtje ekziston dyshimi i lidhur me formën e Manolas, që la me probleme fushën e Frozinones: gati Markano. Në sulm pritet të konfirmohen Ynder dhe El Sharui përkrah bomberit boshnjak.

form

LACIO – Pas rrotacionit me Udinezen, Simone Inzagi do hedhë në fushë nga 1′ Marusiçin, Lukas Leivan, Milinkoviç-Saviçin e Imobilen. Për të mbajtur ecurinë pozitive porta do t’i besohet sërish Thomas Strakoshës. “Gardiani” shqiptar i Kombëtares do ndihmohet në prapavijë nga Uollas (Radu ende nuk është riaftësuar nga dëmtimi i pësuar ndaj Empolit), Luiz Felipe e Açerbi. Në sulm mund të ketë një surprizë: Kaisedo është provuar në stërvitje përkrah Imobiles dhe mund të lërë jashtë 11- shes titullare Luis Alberton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"