Nga një Rolex në orë, te dy avionë në muaj. Ja çfarë mund të blejë Ronaldo me rrogën e Al-Nassr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2023 | 15:46

Nga një Rolex në orë, te dy avionë në muaj. Ja çfarë mund të blejë Ronaldo me rrogën e Al-Nassr

Kristiano Ronaldo ka firmosur për dy vite e gjysmë me klubin e Al Nassr, duke nisur një etapë të re në karrierë. Një etapë shumë fitimprurëse, pasi ai do të përfitojë rreth 200 milionë euro në vit nga sauditët, si rrogë dhe shfrytëzim i të drejtës së imazhit.

RONI

Shifra të pabesueshme dhe të paarritshme për këdo tjetër në futbollin profesionits. Fitime të cilat do të bëjnë të mundur që Ronaldo të sigurojë të mira materiale me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Sipas përllogaritjeve, Kristiano Ronaldo do të përfitojë rreth 16,6 milionë euro në muaj, rreth 555 mijë euro në ditë, 23 mijë euro në orë dhe 385 euro në minutë.

Kjo rrogë i mundëson atij që të blejë thuajse 2 avionë privat Embraer Phenom 300 në muaj. Me një çmim bazë prej 9 milionë eurosh, ai mund të blinte dy avionë të tillë pas pak më shumë se një muaji në radhët e klubit saudit, për të pasur alternativa në udhëtimin e tij dhe të familjarëve në komoditet të plotë. Avionët në fjalë janë luks i plotë, i dizenjuar nga BMW Designworks USA.

asdasdasdsada

Ose ai mund të zgjedhë një apartament në tarrace në “Via dei Condotti”. Kjo është rruga e famshme e dyqaneve të luksit në Romë dhe çdokush do të ëndërronte të kishte një apartament aty. Për një muaj, Ronaldo mund të blejë dhe mobilojë një të tillë, pasi apartamenti në fjalë kushton zakonisht “vetëm” 8,5 milionë euro.

Si një dashamirës i makinave, ai mund të blejë një Ferrari California 250 GT, atë që ishte makina e Alen Delon, modeli Ferrari 250 GT Spyder California SWB. Në vitin 2015 ajo u shit për 16,3 milionë euro në ankand. Për Ronaldon, mjafton një muaj punë për ta bërë të tijën.

dvdfdsfdf

Meqë admiron edhe orët e dorës luksoze, vlera prej 23 mijë eurosh i mundëson atij të blejë një Rolex Yacht Master për çdo orë që ai paguhet nga klubi saudit, pasi kjo është edhe vlera e bizhuterisë luksoze.

Dhe për të festuar gjithçka, Ronaldo mund të hapë dy shishe të shampanjës “Dom Perignon 2012” në çdo minutë, meqë vlera e tyre është rreth 170 euro. Gjithçka për të bërë më pak të hidhur lamtumirën e tij nga futbolli i rëndësishëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"