Luftëtari zbarkon në Greqi, firmos edhe portieri Ruçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 11:31

Luftëtari zbarkon në Greqi, firmos edhe portieri Ruçi

Shkëlzen Ruçi është zyrtarisht lojtari i Luftëtarit. Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga zyra për shtyp: “Në orët e vona të së premtes është arritur akordi financiar me 24-vjeçarin Shkëlzen Ruçi, duke u konfirmuar kësisoj si afrimi i dytë i merkatos së verës.

shkelzen ruci

Portieri ka nënshkruar për dy sezone dhe i është bashkuar ekipit për t’u nisur në Veria, në qendrën stërvitore të Nausës”. Me ardhjen e gardianit elbasanas, kuadrati blindohet, kur dihet që në dispozicion është edhe një futbollist cilësor si Festim Miraka.

Untitled-3

Ky i fundit ishte i pari që rinovoi me bluzinjtë. Sakaq, Luftëtari dje paradite është nisur për në Nausa, aty ku do të grumbullohet për 10 ditë. Pjesë e listës janë 10 futbollistët që rinovuan gjatë mbylljes së sezonit të fundit, por edhe dy prurjet e reja. Festim Miraka, Lejdi Liçaj, Orjad Beqiri, Oltion Rrapaj, Donald Rrapo, Ergis Mersini, Albano Aleksi, Eduart Rroca, Behar Ramadani, Dejvi Bregu, Alemao Zdrava dhe Shkëlzen Ruçi do të jenë nën urdhrat e stafit teknik.

Sakaq, nuk munguan në listën e të grumbulluarve edhe disa futbollistë që u stërvitën rregullisht me Luftëtarin, por që ende nuk kanë firmosur. E, ndërkohë që ekipi do të stërvitet nga Milinkoviç në tokën greke, drejtuesit po negociojnë për sigurimin e përforcimeve të duhura.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"