VIDEO/ Lacio e Hysajt “flirton” me përmbysjen e madhe, Milik futet nga stoli dhe dërgon Juven në finale e Kupës së Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 23:57

VIDEO/ Lacio e Hysajt “flirton” me përmbysjen e madhe, Milik futet nga stoli dhe dërgon Juven në finale e Kupës së Italisë

Juventus është skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Lacio e Elseid Hysajt në “Olimpico”, por ia dolën të kalojnë në finale falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë të  teksa tashmë do të presin përballjen Atalanta-Fiorentina për të mësuar kundërshtarin e finales. 

b2ccdef5-c80a-4977-9c00-eecb883a095a

Lacio provoi përmbysjen e madhe në kryeqytet dhe ishte sulmuesi Kastejanos ai që entuziazmoi bardhekaltrit, duke shënuar dy herë, një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në nisje të të dytës. 

Nga ana tjetër skuadra e Alegrit provoi me të gjitha mënyrat të shënojë golin që do ta dërgonte në finale dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë me anë të polakut Milik në minutën e 83-të, duke bërë që në “Olimpico” të bjerë heshtja. Vetëm pak sekonda në fushë i mjaftuan polakut për t’u shndërruar në hero. Milik shënoi me prekjen e tij të parë të topit. 

Kjo do të jetë finalja e 22-të në histori për Juventusin. Për sa i përket Hysajt, mbrojtësi shqiptar qëndroi gjatë gjithë takimit në fushë, duke bërë paraqitje të kënaqshme.

FT LACIO-JUVENTUS 2-1
12′, 49′ Kastejanos / 83′ Milik 

GOLI I MILIK (VIDEO)

GOLI I DYTË KASTEJANOS (VIDEO)

GOLI I KASTEJANOS (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Lacio (3-4-2-1) – Mandas; Kazale, Romanjoli, Gila; Hysaj, Guenduzi, Kataldi, Marusiç; Felipe Anderson, Luis Alberto; Kastejanos.
Trajner: I. Tudor

Juventus (3-5-2) – Perin; Aleks Sandro, Bremer, Danilo; Kambiaso, MekKeni, Lokateli, Rabio, Kostiç; Kieza, Vlahoviç.
Trajner: M. Alegri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"