ZYRTARE/ Quajeni “Vllaznia II”, Flamurtari prezanton një tjetër shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2019 | 22:46

ZYRTARE/ Quajeni “Vllaznia II”, Flamurtari prezanton një tjetër shkodran

Quajeni “Vllaznia II”. Flamurtari prezanton një tjetër shkodran. Pas Xhevahir Sukajt, Denis Pjeshkës dhe Olsi Gocajt, me skuadrën vlonjate është bashkuar edhe mesfushori Ansi Nika.

Ansi Nika

Ka qenë vetë klubi kuqezi, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar 28-vjeçarin si prezantimin e radhës.

Nika2

Nika rikthehet kështu në Kategorinë Superiore, pas aventurës në Kosovë me Gjilanin. Në të kaluarën futbollisti ka mbajtur veshur fanellën e shumë skuadrave shqiptare si Ada, Vllaznia, Teuta, Kukësi, Tirana dhe Laçi.

Nika Flamurtari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"