Kombëtarja luan ndeshjen e fundit në “Qemal Stafa”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Nëntor 16, 2015 | 15:54


Kombëtarja luan ndeshjen e fundit në “Qemal Stafa”

qemal stafaMiqësorja e sotme Shqipëri-Gjeorgji është e fundit që Kombëtarja do të luajë në stadiumin “Qemal Stafa”, pasi në muajin janar impianti aktual pritet të prishet dhe më pas të ndërtohet “Arena Kombëtare”.

Në dy vitet e fundit ndeshjet miqësore dhe ato eliminatore, Shqipëria i ka luajtur në “Elbasan Arena”, pasi “Qemal Stafa” nuk i plotësonte kushtet e vendosura nga UEFA. Për miqësoren e sotme, prej disa ditësh ka nisur edhe shitja e biletave. FSHF ka njoftuar se biletat do të mund të blihen “online” në faqen zyrtare, por gjithashtu në sportelet pranë stadiumit “Qemal Stafa”, stadiumit “Elbasan Arena” dhe në bulevardin “Republika” në Korçë. Çmimet e biletave janë këto: tribunat E dhe C (pas portave) nga 400 lekë, tribunat D1 dhe D3 nga 1000 lekë, ndërsa tribuna D2 1500 lekë. Ndërkohë, tribunat qendrore A dhe B të kategorisë 2 nga 2000 lekë, ndërsa ato të kategorisë 1 nga 3000 lekë.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com