Kastrioti pa portier, Hoxha dhe Halilaj drejt largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2012 | 10:20

Kastrioti pa portier, Hoxha dhe Halilaj drejt largimit

Portieri i Kastriotit, Alban Hoxha, po bëhet gati të “emigrojë” drejt Kukësit. Përveç Alikajt, Muçollarit dhe Sefës, që konfirmohen se janë në bisedime me skuadrën veriore që u ngjit këtë sezon në Superiore, duket se edhe gardiani Hoxha me shumë gjasa do të kalojë aty. Duket se kuksianët kanë qenë më konkretë nga të gjitha skuadrat e tjera për të përfituar nga situata jo e qartë financiare e krutanëve dhe për t’u forcuar. Ndryshe nga shokët e tij, Hoxha ka qenë këto ditë në Kukës për të biseduar me drejtuesit e klubit mbi të ardhmen e tij. I ardhur në Krujë këtë sezon nga Dinamoja dhe duke u konsideruar si një nga portierët më me perspektivë të vendit, prapëseprapë gjeti një situatë të vështirë për t’u aktivizuar edhe për arsye se kishte konkurrencë të fortë në portë, duke qenë se duhej të mposhte portierin titullar të krutanëve, Argent Halilaj, i cili gjithashtu është drejt largimit. Nga sa mësohet, për këtë të fundit interesohet skuadra e Besës, ndonëse deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.
Murat Aruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"