Golat vijnë nga stoli, Kukësi përmbys Teutën dhe mbetet në krye (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2016 | 20:14

Golat vijnë nga stoli, Kukësi përmbys Teutën dhe mbetet në krye (VIDEO)

Kukësi nuk gabon në garën për titullin. Verilindorët e Ernest Gjokës sot mposhtën 2-1 Teutën në takimin që i dha fund javës së 11-të të Kategorisë Superiore.

Në “Niko Dovana” ndodhi gjithçka në pjesën e dytë, pasi durrsakëve iu anulua një gol në mënyrë të dyshimtë. Vetën 23 sekonda pas pushimit Bangal kaloi përpara të zotët e shtëpisë, por miqtë përmbysën gjithçka me zëvendësuesit Lukas Rangel dhe Kushtrim Lushtaku në minutat 79′ dhe 85′.

Falë këtij suksesi, i pari jashtë fushe, kuksianët mbeten të pamposhtur dhe rimarrin kreun e renditjes me 23 pikë, aq sa edhe Skënderbeu. Teuta mbetet e treta nga fundi, në kuotën 8.

Kukesi feston

Minutë pas minute

90+6′ Përfundon takimi, Kukësi mposht Teutën 2-1.

Statistikat

90+4′ Albi Alla merr karton të verdhë për vonesë të lojës.

86′-90′ Ndalesa të shpeshta të lojës nga lojtarët e Kukësit, të cilët përpiqen të fitojnë minuta të çmuara. Gjyqtari jep pesë minuta shtesë.

Kukesi permbys Teuten

85′ GOL! Kukësi në avantazh. Lushtaku përmbys rezultatin me një të djathtë fluturimthi rrafsh me tokën nga kufijtë e zonës, që nuk i lë asnjë mundësi reagimi portierit Moçka. Kuksianët nga ferri në parajsë.


84′ Përfundon sfida për Edon Hasanin. Mesfushori del nga loja dhe vendin e tij e merr Kushtrim Lushtaku.

79′ GOL! Barazon Kukësi. Vetëm pesë minuta pasi u fut në lojë, braziliani Rangel barazon rezultatin me një goditje spektakolare me kokë pas një krosimi nga një goditje dënimi, i ndihmuar edhe nga dalja e pamenduar mirë e portierit Moçka.


79′ Kapiteni Rustem Hoxha ndëshkohet me karton të verdhë dhe humb takimin e radhës me Partizanin.

77′ Magani i përgjigjet lëvizjes së Gjokës duke hedhur në lojë mbrojtësin shtatlartë Dajan Shehi në vend të sulmuesit Artur Magani.

74′ Kukësi bën zëvendësimin e dytë, me sulmuesin Lukas Rangel që merr vendin e Bedri Grecës. Tani kemi një Kukës tërësisht sulmues, që kalon në rreshtimin 3-4-3.

74′ Cmajcanin mundohet të përfitojë nga një top i rrëmbyer nga Musolli, megjithatë është po ky i fundit që e ndal në zonë para se mesfushori i Teutës të bëhej i rrezikshëm.

68′ Magani bën edhe ndërrimin e dytë: del nga loja autori i golit, Faizal Bangal, dhe vendin e tij e merr Andi Ribaj.

Pejic ne stol

60′-67′ Kukësi përpiqet ta zhvendosë lojën drejt portës kundërshtare në kërkim të golit të barazimit, por gjen përballë një Teutë të vendosur mirë në mbrojtje të avantazhit.

59′ Edhe Teuta kryen zëvendësimin e parë. Nazmi Gripshi largohet i dëmtuar dhe vendin e tij e merr Valdrin Rashica.

58′ Ernest Gjoka luan kartat nga stoli duke futur sulmuesin Sindri Guri në vend të mesfushorit matija Dvornekoviç.

54′ Kukësi provon të rrezikojë nga goditja e këndit, e para në këtë ndeshje për ta, por Hila i vëmendshëm kargon kërcënimin.

Magani i demtuar

50′ Nijaz Lena ndërhyn me taka ndaj Artur Maganit duke e dëmtuar. Karton i verdhë për mesfushorin kuksian, ndërsa sulmuesi i Teutës rikthehet në lojë pasi merr ndihmën e mjekëve.

Teuta gol

46′ GOL! Teuta në epërsi. Sulmuesit Bangal i kanë mjaftuar vetëm 23 sekonda pas pushimit për të gjetur rrugën e rrjetës. 20-vjeçari finalizoi një aksion të shpejtë, që e kapi të papërgatitur mbrojtjen e Kukësit.


Pjesa e parë

Pjesa 1

Statistikat e pjesës së parë

45+1′ Mbyllet me rrjeta të paprekura gjysma e parë e ndeshjes.

45′ Tjetër mundësi për kuksianët me Bedri Grecën. Mesfushori bën gjithçka mirë pas një topi të marrë në zonë, por gabon në gjuajtje. E djathta e tij nuk gjen kuadratin e Shpëtim Moçkës.

41′ Kukësi i afrohet golit me Nijaz Lenën. Ish-mesfushori i Teutës lëshon një të djathtë të fuqishme nga larg, e cila përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë.

37′ Dvornekoviç provon me një gjuajtje nga distanca, mirëpo e djathta e kroatit është për t’u harruar. Topi përfundon shumë larg traut të portës së Moçkës.

Gjici-Hasanbelliu

24′-30′ Loja vazhdon me ritëm të lartë, me dyluftime të forta e faulla. Megjithatë asnjëra prej skuadrave nuk ka krijuar raste të pastra për shënim në këto minuta.

23′ Teuta provon të rrezikojë me Maganin. Sulmuesi gjuan me kokë pas një krosimi të Gripshit nga e djathta, por topi devijohet nga mbrojtja e Kukësit dhe shkon mbi tra.

22′ Karton i verdhë edhe për Emiljano Mustën, për një faull të detyruar pranë zonës durrsake.

Capture

16′ Kukësi pretendon për penallti pas një dueli mes Grecës dhe Hilës në Zonën e Teutës. Për Jorgjin është gjithçka e rregullt.


13′ Izair Emini është i ndëshkuari i parë i ndeshjes. Sulmuesi nga Tetova merr karton të verdhë për një ndërhyrje me taka në kohë vonesë ndaj Bangalit në mesfushë. 31-vjeçari do të humbë takimin e radhës, atë ndaj Tiranës.

9′ Teutës i anulohet një gol. Gripshi gjuan me të majtën brenda zonës dhe Magani e shtyn topin në rrjetë, por sulmuesi i vendasve kapet në pozicion jashtë loje. Goli nuk vlen.


3′ Miqtë japin sinjalin e parë. Bedri Greca provon me të majtën pas një pasimi të Eminit pas shpinës së mbrojtjes durrsake. Gjuajtja fluturimthi shkon mbi traun e portës.

1′ Nis takimi; topin e parë e luan Kukësi.

Nis loja

Teuta 1 – 2 Kukësi (Bangal 46′ / Rangel 79′, Lushtaku 85′)

Teuta (4-2-3-1): Moçka; Hodo, R. Hoxha, Hila, Kotobelli; Dita, Cmajcanin; Musta, Bangal (Ribaj 68′), Gripshi (Rashica 59′); Magani (Shehi 77′).
Trajner: Gugash Magani

Kukësi (4-2-3-1): Koliçi; Hallaçi, Memini, Alla, Imami; Hasani (Lushtaku 84′), Musolli; Greca (Rangel 74′), Lena, Dvornekoviç (Guri 58′); Emini.
Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtar: Enea Jorgji

KV: Musta, R. Hoxha / Emini, Lena, Alla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"