Foto / U huazua te Toboli, “prezantohet” Azdren Llullaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2017 | 17:58

Foto / U huazua te Toboli, “prezantohet” Azdren Llullaku

Pas aventurës jo shumë pozitive te klubi i Astanës në Kazakistan, sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku, është huazuar brenda kampionatit kazak, te skuadra e Tobolit, e cila i përket një niveli më të ulët se Astana.

Llullaku Astana

Pas kësaj marrëveshje, Llullaku është nisur drejt destinacionit të ri. Në një foto të postuar në rrjetin social “Instagram”, sulmuesi ka treguar biletën e avionit me mbishkrimin: “Gati për një tjetër eksperience”.

19686542_10211243051445999_1075962731_o

Pas mbërritjes, lojtari i Kombëtares Shqiptare nuk ka ngurruar të bëjë edhe një vetë-prezantim, teksa ka pozuar me bluzën e skuadrës së Tobolit. Nuk dihet kur do të ketë një prezantim zyrtar nga ana e klubit, gjithsesi shqiptari ka zgjedhur të vetë-prezantohet.

19749718_10211243048365922_1651757585_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"