EKSKLUZIVE/ Rrufe në qiell të hapur te Partizani, Marini thuajse i ikur, në dyshim edhe Kolela

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 11:25

EKSKLUZIVE/ Rrufe në qiell të hapur te Partizani, Marini thuajse i ikur, në dyshim edhe Kolela

Elton Marini me shumë mundësi nuk do të jetë më drejtor i Partizanit. Burime konfidenciale pranë klubit të kuq bëjnë me dije për “Panorama Sport”, se drejtori sportiv nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

elton marini

Rrjedhimisht është në dyshim edhe e ardhmja e trajnerit Kolela, i cili ka qenë i përzgjedhur nga Marini në fillim të sezonit që shkoi.

Të dy bashkë kontribuuan që Partizani të shpallej kampion këtë sezon, ndërkohë që drejtori sportiv ka meritë edhe në transferimin e Skukës te Metzi për shifrën rekord 1.4 milionë euro.

Gjatë orëve të ardhshme pritet të bëhet edhe konfirmimi zyrtar i kësaj lëvizjeje.

Gazeta është përpjekur ti marrë një reagim drejtorit të Partizanit, por ai nuk është përgjigjur!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"