EKSKLUZIVE/ Ka luajtur me të dyja, Kuli: “Demat” nën presion, Ibrahimoglu super. Partizani-Egnatia mund të vendoset nga penalltitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 21:49

EKSKLUZIVE/ Ka luajtur me të dyja, Kuli: “Demat” nën presion, Ibrahimoglu super. Partizani-Egnatia mund të vendoset nga penalltitë

Egnatia do të luajë ndeshjen e së vërtetës, atë më vendimtaren e këtij sezoni përballë Partizanin për të tentuar titullin kampion. Për herë të parë në histori rrogozhinasit do të kenë shansin të luajnë për trofeun më të rëndësishëm, pasi kanë hipotekuar për dy vite radhazi Kupën e Shqipërisë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ishfantazisti i të dyja ekipeve, Bekim Kuli, shprehet se Egnatia shkon si ekip solid në finalen kundër Partizanit. Sipas tij, rrogozhinasit nuk penalizohen nga fakti se sfida kundër të kuqve luhet në kryeqytet.

bandicam 2024-05-23 09-59-17-382

Bekim, Egnatia-Partizani në finale. Si e parashikoni këtë sfidë?

Jam i lumtur që dy ekipet më të mira të këtij sezoni mbërritën deri në fund. Si për koiçidencë janë dhe dy skuadra me të cilat kam provuar të luaj në karrierë. Do të jetë një ndeshje spektakolare, e luftuar dhe që mendoj se do të prodhojë emocione. Në gjykimin tim janë dy ekipet me futbollin më tërheqës. Parashikoj një “luftë sportive” në fushën e lojës, ku duelet s’do të mungojnë për asnjë çast. Mendoj që të dy ekipet do të duan ta mbyllin sfidën brenda 90 minutave, por nuk i përjashtoj penalltitë.

b2314c37-e90a-4145-a0f6-27d0efb13e15

Cila prej skuadrave niset si më favorite?

Nuk shoh favoritë në këtë finale. Mjafton t’i referohesh ndeshjeve që janë përballur direkt për të kuptuar qartë se ka një ekuilibër total.

Cili ekip do të ketë më shumë presion në finale?

Presion ka te të dyja ekipet. Megjithatë, në këtë rast peshorja anon më shumë te Partizani, pasi për ta titulli shihet si shpëtim i sezonit. Nuk ia dolën të ishin fitues në Kupë. Egnatia është disi më e qetë në këtë aspekt, pasi ia doli të fitojë për të dytin vit radhazi Kupën e Shqipërisë. Por edhe rrogozhinasit kanë investuar dhe kërkojnë të justifikojnë paratë e hedhura.

754ee6ce-c13d-44bb-a43d-b0b512eb36ba

Sa do të ndikojë tek Egnatia fakti që kjo sfidë luhet në kryeqytet?

Nuk e shoh faktor vendin ku do të luhet finalja. Nëse marrim anën e tifozëve, kudo të zhvillohej ndeshja, Partizani do të kishte më shumë tifozë në stadium. Nga ana tjetër, Egnatia është një ekip që në dy vitet e fundit ka arritur të jetë më kompetitive në transfertë, sesa në takimet në Rrogozhinë. Për një ekip që ka një filozofi loje, i mjafton që parametrat e fushës të jenë optimale.

Çfarë këshille do t’i sugjeronit trajnerit Edlir Tetova?

Trajnerit Edlir Tetova do t’i sugjeroja të ishte vetvetja dhe të implementojë deri në fund filozofinë e tij, pa eksperimentuar në finale. Kam shumë besim te puna e tij, pasi ka treguar se ka një stil të veçantë, duke e dërguar skuadrën në këto nivele.

Si ish-fantazist, mendoni që sfidën mund ta zgjidhin Fernando ose Ibrahimoglu?

Për Fernandon kam simpati, por së fundmi jam dashuruar me stilin e Ibrahimoglu. Duket më i zhdërvjellët dhe arrin me mjaft thjeshtësi të dalë përpara me topin në këmbë. Unë besoj te loja ekipore, por edhe lojtarët e lartpërmendur i kanë të gjitha cilësitë për të zgjidhur sfidën, ashtu si edhe Cara apo Rrapaj te Partizani. Do të jetë një sfidë e bukur, pasi në këtë duel fantazia do të jenë prezente kudo në mesfushë dhe sulm.

ISA HALILI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"