Ekskluzive/ Dhunë në Kategorinë e Dytë, arbitri i ndeshjes Shënkolli-Sopoti bëhet për spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2023 | 16:55

Ekskluzive/ Dhunë në Kategorinë e Dytë, arbitri i ndeshjes Shënkolli-Sopoti bëhet për spital

Dhunë në ndeshjen Shënkolli-Sopoti 1-1, e vlefshme për javën e pestë të grupit A të Kategorisë së Dytë.

kategoria-e-dyte

“Panorama Sport” mëson se arbitri kryesor, Abdurrahman Kadria nga Peshkopia, është goditur nga kapiteni i Shënkollit me kokë dhe loja është ndërprerë në minutën e 85-të. Mësohet se arbitri ka shkuar menjëherë për mjekim në spitalin e Lezhës, pasi ka pasur një të çarë në pjesën e fytyrës. Loja nuk ka vazhduar më dhe tashmë ngjarja mbetet për t’u shqyrtuar nga organet e FSHF.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"