Dritë në fund të tunelit/ Skuadra që sezonin e shkuar militoi në Kategorinë e Parë nuk do të shkrihet, pritet fond nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 22:35

Dritë në fund të tunelit/ Skuadra që sezonin e shkuar militoi në Kategorinë e Parë nuk do të shkrihet, pritet fond nga…

Ndizen shpresat për Orikun. Skuadra nuk do të shkrihet, pasi Bashkia e Vlorës ka marrë përsipër që të ndihmojë klubin financiarisht. “Panorama Sport” zbulon se për klubin është planifikuar që të lëvrohet një fond në formën e subvencioni.

oriku flamurtari

Do të jetë një shumë prej 50 milionë lekë të vjetër, që do t’i shërbejë për periudhën shtator-dhjetor. Kërkesa e financimit nga ana e drejtuesve orikas ishte për gati 87 milionë lekë të vjetër. Diferenca prej 37 milionësh pritet që të financohet nga sponsorët që ka klubi.

Megjithatë, vendimmarrja pritet që të merret në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak. Nëse fondi miratohet, do t’i hapet rrugë edhe ngritjes së skuadrës që këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Dytë. Kujtojmë që orikasit janë totalisht në ajër dhe as që e kanë nisur stërvitjen.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"