VIDEO/ “Rama jepe dorëheqjen”- Pas protestës së 47-të, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi, revolucion!

Jul 16, 2026 | 21:08

Ka nisur marshimi i përnatshëm pas protestës së 47-të në bulevardin para kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime për rrëzimin e qeverisë dhe largimin e kastës së vjetër politike.

Mijëra qytetarë morën pjesë edhe sot me thirrjet për revolucion paqësor dhe Shqipëri të re.

protesta sot

Teksa po paqësisht ndoqën ritin e përnatshëm të marshimit në Rrugët e Tiranës.

marshimi2

marshimi

Rreth orës 19:00 ata u mblodhën në “Sheshin Skënderbej”, duke vijuar më tej me grumbullimin para Kryeministrisë dhe fjalimet.

Me parulla, thirrje, pankarta dhe marshim, ata iu drejtuan Kryeministrisë si çdo natë.

marshimi sot

Spikasnin parulla dhe thirrje nga më të larmishmet, sikurse ajo për shitjen e Shqipërisë nga Rama.

“Edi Rama, dil në Bulevard, Atdheu është i yni, jo biznes privat”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama, o legen, gjithë Shqipëria të urren”, “Berisha në burg, Rama në burg”, “Opozitë e shitur”, “Rama, Rama, f*ck you”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama, SPAk you”.

marshimi tirane

marshimi sot1

© Panorama.al

Te lidhura