NGA BESIM NDREGJONI
Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e randë të krimit që u bahet shqiptarëve!
Shqiptarët e etur për liri po demonstrojnë sakrificën, dinjitetin, besën e tyre për të ndryshuar vendin e tyre, por në këto ditë të nxehta të motit, përveç diktaturës dhe pushtetit të Edi Ramës që harxhon milionat e taksapaguesve shqiptarë për të nderuar një këngëtar antisemit që në shumë vende demokratike nuk pranohet për urrejtjen që tregon ndaj jetëve të humbura njerëzore, është i vetmi Kryeministër Edi Rama që e promovon me fondin e emergjencës për t’ju kundërvënë uraganit të lirisë që i kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme si kryeministri më i korruptuar në Europë dhe për kthimin e sistemit stalinist në qeverisjen e vendit!
Propagandës diktatoriale i janë bashkëngjitur dhe deputetët e PD sëbashku me Edmond Spahon! Këta deputetë nuk janë dakord me urdhrin e kryetarit të PD, dr. Berishës që të bojkotojnë parlamentin e krimit dhe të mbështetin protestën kombëtare me përmasa botërore. Këta deputetë paskan ba një deklaratë, që nuk duhet të ndalohemi të debatojmë në parlament, të mjerët deputetë kane 15 vite që PS i tall, u ndalon fjalën, nuk i lejon as të bëjnë pyetje, as të flasin për protestën e Shqipërisë së re.
Idhnakët deputetë të PD, populli nuk i ka votuar, janë deputetë partie, janë të kënaqur me diktaturën e Edi Ramës, debatin e duan këta mjeranë ta bëjnë për të mbrojtur rrogat e majme, jo për lirinë e shqiptarëve, në mbrojtje të tyre doli për së dyti radhazi ish-kuadri i shquar i Partisë Punës së Shqipërisë, Edmond Spaho, që i bante thirrje Ramës mos jep dorëheqje! Spaho thirrja jote është në humnerën e komunizmit. Rama do të japë dorëheqjen dhe ti do mbahesh mend si Bardhyl Haskoja i Partisë Punës së Shqipërisë në parlamentin e vitit 1991.
Gjenerata Z, populli i Tiranës, nuk po sprapsen nga zërat e kukuvajkave të PD e të mbeturinave të komunizmit! Televizionet kombëtare i fillojnë lajmet me atletet e kryeministrit dhe i mbyllin me mbledhje të kryetareve të bashkive, që nuk numërojnë financa marramendëse të pasuruar me pushtet e korrupsion! Shqiptarët që kaluam kalvarin e përçmimit të diktaturës shohin me keqardhje se si TV kombëtare janë kthyer në shërbim të diktaturës, si TVSH e Fatmir Kumbaros në vitet ’90, sot gazetarët e diktaturës janë shkrirë njësh me rilindjen komuniste dhe të shpërndarë nëpër mediat kombëtare e portale të financuar nga korrupsioni ekstrem financiar i inceneratorëve luftojnë me çdo mjet të mos lindë Shqipëria e re, kështu veproi Erion Braçe ish-kryeredaktori i gazetës famëkeqe komuniste 50-vjeçare “Zëri i Popullit” kundra gazetarit të medias së lirë, zëri i të së vërtetës, pasqyrimin madhështor të protestës për 45 ditë rresht në bulevardin e Tiranës, duke cenuar gazetarin e kësaj medie sepse i kërkonte një intervistë.
Harbuti ideologjik, i mësuar me urrejtjen e “Zërit të Popullit” fyente pa përgjegjësi si gazetarin Marsel Rupin, edhe emigrantin nga Anglia. Helmi i Hamdi Jupes, Erion Braëe, Frrok Cupi, Martin Leka e shumë të tjerë vetëm komunizmi të mos zhdukej nga Shqipëria dhe Rama të sundoi si Sulltan, propaganda e tyre jo vetëm s’i ka ndaluar shqiptarët që kërkojnë dorëheqjen e diktatorit të fundit stalinist në Europë, por ka ndërgjegjësuar shqiptarët për të zhdukur nga politikëbërja establishmentin politik komunist që sundon Shqipërinë nga 35 vite!
Çfarë ndodhi me kalemxhinjtë postkomunistë, Blendi Fevziu, Ben Blushi, Skënder Minzhozi, Sokol Balla e disa të tjerë? Këta ndoqën rrugën e pasurimit si puthadorë të pushtetit mbasi u banë protagonistë të vitit të zi ‘97 dhe e dërguan Shqipërinë në luftë civile. Vetëm që partia e Enver Hoxhës të vinte në pushtet, iu vërsulën financave qeveritare duke u bërë propagandistët kryesorë të mbajtës peng të demokracisë. Dhe sot po të ketë drejtësi të re dhe të bahet vetingu, të gjithë këta gazetarë të pushtetit dalin jashtë sistemit se nuk mund të justifikojnë pasurit përrallore që i kanë vënë nga përkrahja e financimi i qeverisë së Kryeministrit Edi Rama!
Që kur filluan protestat për Shqipërinë e re dhe zhdukjen nga politika establishmentin komunist të instaluar gjatë tri dekadave, gazetarët e financuar nga qeveria komuniste aktuale, çdo orë, çdo ditë hedhin helmin kundra Shqipërisë së re! Së bashku me këta monstra të patronazhistëve të sunduesit i janë bashkuar dhe ca gazetarë të Kosovës si Berat Buzhala, një Albatros, Baton Haxhiu dhe në fund një i ashtuquajturi Profesor Blerim Latifi, që shqiptarët që luftojnë për liri, ky farë me nder profesori i quante fashizëm.
Urrejtja e profesorit nga Prishtina për bashkëkombësit e tij se duan liri, se duan një Shqipëri demokratike ishte fashizëm. O Zot, ruaje profesorin nga lajthitja mendore! Profesor, në qoftë se të ka mbetur ndonjë fije dinjiteti si shqiptar, kërkoi falje Gjeneratës Z në Tiranë, që po ndryshon Shqipërinë pa ideologjinë kriminale të komunizmit 80-vjeçar. Po ku e di ti, prof. se çfarë krimesh ka kryer partia e Edi Ramë për 80 vite në Shqipëri! Uragani i lirisë shqiptare i udhëhequr nga Gjenerata Z po i tregon botës se liria është shenjtëria e kombit shqiptar edhe për Kosovën, prof. Latifi.
Këtij misioni i u bashkua artistja me fame botërore Dua Lipa, e cila me vizionin e saj kombëtar me largpamësinë e saj kulturale si mbrojtëse e denjë e lirisë, ajo e përkrahu misionin e Shqipërisë së re të bashkëmoshatarëve të vet në Tiranë! Faleminderit Dua Lipa për kontributin që jep për lirinë e shqiptarëve, që janë peng i komunizmit të Edi Ramës! Shqipërisë së re i janë bashkuar ajka e intelektualëve shqiptarë, akademikë e profesorë që japin dijen nëpër universitetet e botes demokratike.
Këta korifenj të dijes do të jenë pjesë e Shqipërisë së re që po lind me diell lirie. Mëshiroji profesorët e Tiranës e të Prishtinës që po perëndojnë në errësirën komuniste me Shqipërinë e vjetër!
/GazetaPanorama
© Panorama.al












