Aktivistja Sidorela Vatnikaj iu përgjigj përpjekjeve të pushtetit për t’i lidhur protestuesit me gjuhën e dhunës dhe urrejtjes.
Ajo tha se ky është një revolucion paqësor që kërkon një shtet dhe institucione të së drejtës që t’i shërbejnë qytetarëve.
“Kjo lëvizje ka qenë fisnike, qytetare, sepse ka qenë paqësore”, tha ajo mes të tjerash.
Vatnikaj deklaroi se kushdo fliste nga podiumi i protestës shfaqte mendimin e tij personal, por kjo protestë dhe qëndresë 47 ditore vinte prej kërkesës për drejtësi dhe me rrugën e paqes.
“Ka qenë për të ndërtuar shtetin e të drejtës, duam revolucionin paqësor, duam institucionet funksionale, jemi për qëndrim të palëkundur, qëndresë që vjen prej qëndresës dhe jo gjuhës së urrejtjes”, tha ajo.
© Panorama.al












