VIDEO/ “Kush u rrit më shumë, pasuria e popullit apo llogaria e Belindës?”- Qytetari ironizon qeverinë: Gjeti 4,2 mln euro për burrin e Kimit, por jo për shkollën e Astirit!

Jul 16, 2026 | 20:45

Nuk kanë munguar edhe fjalimet shpotitëse ndaj qeverisë nga sheshi i protestës në ditën e 47-të të saj para Kryeministrisë.

Një prej qytetarëve dhe aktivistëve, teksa u ngjit në podiumin e protestës, zgjodhi të ironizonte pushtetin dhe politikanët.

Ai theksoi se në 13 vite qeverisje, ishte vjedhur aq shumë sa dosjet në SPAK ishin bërë mullar.

“Në këto 13 vite, çfarë janë rritur më shumë, pasuria e tyre dhe dosjet janë bërë mullar në SPAK. Për çfarë jeni krenarë? Për rrugët që i keni lënë rrugëve apo për dosjet që keni bërë mullar në SPAK? Kush është rritur më shumë, mirëqenia e popullit apo llogaria e Belindës? Më shumë keni pastruar kanale vaditëse apo para të pista?”, tha ai.

Më tej ironizoi edhe çështjen Balluku:

“Kush është rritur më shumë, pasuria e popullit, apo llogaria e Belindës?”, pyeti ai.

aktivisti3

Qytetari kujtoi edhe vilën e kryeministrit në Surrel, ashtu sikurse zyrtarët e tij të korruptuar dhe gjendjen e Shqipërisë, teksa kujtoi edhe dy satelitët dhe shpenzimet pa kriter.

Ai ‘thumboi’ Ramën edhe për paratë që gjeti për koncertin e Kanye West, por jo për shkollat që mungojnë.

“Për një minutë gjetët 4,2 mln euro për ish-burrin e Kimit, por ku do i gjeni lekët për shkollën e Astirit”, tha ai.

Ai shtoi se:

“A keni ndërtuar më shumë shpresë për popullin apo u keni prishur shtëpitë? Kush ka ricikluar më shumë plehra, landfilli i Sharrës apo lista juaj e deputetëve?”

© Panorama.al

Te lidhura