VIDEO/ “Poshtë patronazhistët!”- Marshimi kilometrik nëpër Tiranë, protestuesit thërrasin njëzëri: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Jul 16, 2026 | 21:48

Qytetarët kanë vijuar marshimin kilometrik nëpër rrugët e Tiranës, në ditën e 47-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit u nisën nga Kryeministria, duke vijuar drejt zonës së ish-Bllokut, më pas drejt Librit Universitar, ndërsa gjatë gjithë rrugës përsëritën thirrjet që janë kthyer në refren të kësaj proteste.

“Poshtë patronazhistët!”, “Rama n’burg, Berisha n’burg!” dhe thirrje të tjera kundër klasës politike u dëgjuan gjatë marshimit nëpër kryeqytet.

“Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion“, ishin thirrjet e thera që u dëgjuan nga marshimi.

Protesta, e cila sot shënon ditën e 47-të, vijon me qëndrimin e qytetarëve përballë Kryeministrisë dhe marshime të përditshme në rrugët e Tiranës.

Screenshot 2026-07-16 213827 Screenshot 2026-07-16 214302 Screenshot 2026-07-16 214706

© Panorama.al

Te lidhura