VIDEO/ “Ose Rama dhe Balluku në burg, o nuk ikim”- Qytetari: Na kanë shkatërruar jetën, më mirë të rrimë këtu derisa të shporren, sesa t’i durojmë!

Jul 16, 2026 | 19:40

Revolta qytetarë kundër keqqeverisjes dhe politikës së vjetër ka arritur kulmin në ditën e saj të 47-të, duke mbledhur përsëri një masë të madhe qytetarësh në Tiranë.

Një prej tyre i revoltuar akuzoi politikanët dhe shtetarët për vjedhje masive dhe për mungesë të drejtësisë ndaj tyre për korrupsionin e madh.

Ai deklaroi se nuk do largoheshin nga sheshi deri në shporrjen e kësaj politike, arrestimin e Ramës dhe të Ballukut.

“Kam 47 ditë, edhe 470 ditë që nuk iki nga këtu deri në fund, o Rama, ose Balluku të shkojnë në burg, o s’ka. Kanë 36 vite që Rama e Berisha me politikën e tyre kanë vjedhur, asnjëri nuk është dënuar, asnjërit s’i është konfiksuar pasuria, asgjë. Na kanë shkatërruar jetën, na kanë shkatërruar shtëpinë, na prishën shtëpinë që e kishin me proces legalizimi, kjo Belinda na prishi shtëpinë, na kërcënuan o dilni nga banesa, na japin vetëm 50 mijë lekë kompensim”, tha qytetari mes të tjerash.

qytetari3

Dhe më tej shtoi se Balluku i kishte shembur edhe shtëpinë që e kishte në proces legalizimi:

“Rama në burg, Berisha dhe Belinda. Belinda të japë dorëheqjen. Na kanë shkatërruar shtëpitë, pronat, jetën. Bëra shtëpi e ma prishën. Kjo Belinda në 2020 ma prishi projektin dhe shkatërroi shtëpinë. Na kërcënoi të firmosim. Ose firmose ose do të shkatërrojmë. 6 dynym tokë që kam pasur s’përgjigjet kush. Shtëpinë ma shkatërruan. Më mirë në protestë, deri në grevë urie, deri sa të shporret Rama”, tha ai.

Ai vuri në dukje se qeveria e ka shpopulluar vendin, duke shprehur rezistencën deri në rrëzimin e qeverisë. Sipas tij, më mirë që brezi i tyre të sakrifikojë, që të rinjtë të gjejnë një Shqipëri të re dhe ndryshe.

“Na sjelli këtu indianë, nuk jam racist, sepse edhe vetë kam qenë emigrant. Më mirë të rrimë në protestë derisa të shporren të tërë, sesa të durojmë. Nuk gjetëm asgjë, as demokraci, të paktën të vuajmë ne që fëmijët tanë të gjejnë prespektivë”, përfundoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura