Qytetarët kanë vijuar protestën kundër qeverisë për të 47-tën ditë radhazi, duke shfaqur edhe këtë herë pankarta me mesazhe kundër qeverisjes dhe kërkesën për ndryshim.
Në disa prej tyre, të shkruara edhe në gjuhë të huaja, protestuesit përcollën mesazhe për qëndresë dhe vazhdim të protestës.
“Rise up and protest for a free Albania” , “Ngrihuni dhe protestoni për një Shqipëri të lirë”, shkruhej në një prej pankartave.
Ndërsa të tjera mbanin mesazhe si: “47 ditë. Ne nuk dorëzohemi”, “47 ditë. Ne nuk tërhiqemi. Nesër, edhe më shumë”.
Në shqip, qytetarët në një tjetër pankartë kishin të shkruar: “Rama n’burg, Balluku n’burg”.
© Panorama.al

















