Përfaqësuesja e Spanjës është zhvendosur në Nju Xhersi, ku këtë të diel do të luajnë finalen e Kupës së Botës përballë Argjentinës. Por stërvitjet në kompleksin e Nju Jork Red Bulls, nuk kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dy nga lojtarët kryesorë të Spanjës në këtë Botëror, titullarët e padiskutueshëm Lamin Jamal dhe Pedro Porro, nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore. Të dy lojtarët kanë dalë me probleme fizike nga ndeshja ndaj Francës dhe sot u shfaqen të dy të ulur në toke duke mos kryer ushtrime me pjesën tjetër të ekipit, por vetëm fizioterapi.
Këto janë pamje që shqetësojnë, pasi të dy lojtarët kanë qenë pikat kyçe të Spanjës në këtë edicion, me Jamal si zakonisht të rrezikshëm në sulm e Porron të pakalueshëm në prapavijë, duke u kthyer në zbulimin e këtij Botërori.
Të dy pritet të jenë të pranishëm në finale, por ndoshta jo në formën më optimale të mundshme pas këtyre problemeve fizike.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











