Dita e 47-të e protestës, pensionisti nga Durrësi: Fatkeqësi e madhe për popullin që Rama është kryeministër! Ai do ik shumë shpejt!

Jul 16, 2026 | 19:21

Një pensionist nga Durrësi, i cili jeton në Itali, ka marrë pjesë në protestën e 47-të kundër qeverisë, duke thënë se udhëton me autobus për t’iu bashkuar qytetarëve në Tiranë.

Ai u shpreh i zhgënjyer me sistemin dhe tha se ende nuk ka mundur të marrë pronën e tij, ndërsa kritikoi qeverisjen e kryeministrit, të cilin e cilësoi “fatkeqësi të madhe për popullin”.

“Atë e kemi peshqesh nga Fatos Nano, po e gëzojmë. Është një psikopat që nuk i ka dashur njerëzit e vet, i ka keqtrajtuar. U bë kryeministër, është një fatkeqësi e madhe për popullin tonë”, tha Rama.

Pensionisti: Unë jam pensionist në Itali, jam nga Durrësi. Vij këtu nga Durrësi me autobus. Jam i zhgënjyer nga ky sistem, nuk kam marrë dot as pronën time.

Unë jam përplasur me Edi Ramën në Facebook në vitin 2019. Ai është një ndyrësirë. Atë e kemi peshqesh nga Fatos Nano, po e gëzojmë.

Është një psikopat që nuk i ka dashur njerëzit e vet, i ka keqtrajtuar. U bë kryeministër, është një fatkeqësi e madhe për popullin tonë.

Tani ai thotë: “Nuk iki”. Ai, për të ikur, do të iki dhe kam shumë besim se kjo do të ndodhë shumë shpejt. Jo vetëm sepse dua unë që drejtësia të vihet në vend, por sepse do të shpëtojë edhe populli shqiptar.

© Panorama.al

Te lidhura