VIDEO/ “Duam një Shqipëri pa Ramën dhe Berishën”- I riu nga sheshi i protestës: Sovrani të vendosë me referendum, duam ndryshimin!

Jul 16, 2026 | 21:19

Nga protesta e ditës së 47-të të ditës së sotme në bulevardin para Kryeministrisë nuk munguan edhe thirrjet për referendum, që populli të vendoste për fatet e Shqipërisë si sovran.

Një i ri ka bërë thirrje për zhvillimin e një referendumi, duke deklaruar se qytetarët duhet të vendosin për të ardhmen e vendit.

“Duam që të bëhet referendum, sepse ne jemi sovrani. Njerëzit e kanë bërë historinë, këta qytetarë të thjeshtë”, u shpreh ai. Sipas tij, protesta ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm dhe ka tërhequr vëmendje edhe jashtë vendit.

i riu

Ai vijoi me thirrje kundër figurave politike, duke thënë se qëndresa e qytetarëve është ajo që do të sjellë ndryshimin. Në fund, i riu u shpreh se asnjë drejtues politik nuk mund të pengojë, sipas tij, ëndrrat e qytetarëve dhe të rinjve.

“Duam që të bëhet referendum, se ne jemi sovrani. Njerëzit e kanë bërë historinë, këta qytetarë të thjesht Edhe bota po shkruan, se ne ndryshuam një ndryshim real për këtë vend, pa njerëzit e inkriminuar, pa Ramën, pa Berishën. Vetëm qëndresa jonë është dita e zezë e Ramës dhe Berishës. Rama n’burg. Berisha në burg!”, vijoi ai.

Në fund i riu deklaroi se në Shqipëri duhet të vendoste sovrani dhe jo politikanët e korruptuar.

“Ne jemi sovrani, do të fitojmë. Askush, as një kryeministër, që sillet si pronar, nuk mund të vjedhë ëndrrat tona, të kësaj rinie të mrekullueshme. Nesër me shumë”, përfundoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura