Postuar: Dhjetor 1, 2025 | 20:50
ZYRTARE/ Vetëm dy ditë para ndeshjes, ndryshon axhenda e Superiores
Sfida mes Vorës dhe Vllaznisë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Sot është zyrtarizuar axhenda e re e Superiores nga Federata Shqiptare e Futbollit, për sfidën e projektuar të enjten.

Shkak për këtë ndryshim është bërë stadiumi i Vorës, që akoma nuk është gati. Kështu ky takim do të luhet në Shkodër, prej orës 16:30.
Ky takim është i vlefshëm për javën e 14-të të Superiores. Vllaznia po lufton për kreun e renditjes, ndërsa Vora synon mbijetesën.
PANORAMASPORT.AL













