ZYRTARE/ Kampion me Partizanin, Kote ndan përfundimisht rrugët me klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 14:29

ZYRTARE/ Kampion me Partizanin, Kote ndan përfundimisht rrugët me klubin

Kristi Kote ka ndarë rrugët pas 1 viti e gjysmë me Trepçën. Ish-mesfushori i Partizanit njoftoi vendimin përmes rrjeteve sociale.

469820719_9190693840949501_5783677305225126204_n

27-vjeçari nga Korça shpallej kampion me Partizanin në sezonin 2018/19. Po ashtu edhe fitonte Superkupën e Shqipërisë në edicionin e ardhshëm. Me të kuqtë regjistronte plot 80 paraqitje.

Ndërkohë në Shqipëri luante edhe me Kukësin, Erzenin dhe Bylisin. Sa i përket Kosovës veshi fanellën e Fushë Kosovës, Lirisë dhe Trepçës.

Tashmë është gati për aventurën e radhës. Nuk përjashtohet edhe një rikthim në Shqipëri.

Screenshot 2026-06-09 142346

PANORAMASPORT.AL