ZYRTARE/ Abalora befason me kontratën, ish-portieri i Elbasanit firmos me klubin e ri dhe e nis me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2025 | 23:15

ZYRTARE/ Abalora befason me kontratën, ish-portieri i Elbasanit firmos me klubin e ri dhe e nis me fitore

Razak Abalora ka firmosur me Zhenis në Kazakistan. Ish-portieri i Elbasanit ka befasuar me kontratën, pasi e ka firmosur të vlefshme vetëm deri në fundin e vitit.

abalora

Abalora ishte pjesë e Elbasanit në edicionin e kaluar. 28-vjeçari ishte ndër protagonistët e skuadrës, para se të dilte jashtë planeve të Ivan Gvozdenoviç.

Zhenis luajti sot ndaj Astanës dhe fitoi 3 me 2. Abalora qëndronte i gatshëm në stol për skuadrën e tij dhe e nisi eksperiencën e re me festën e fitores..

PANORAMASPORT.AL