Vlonjatët nisin zyrtarisht pushimet, lojtarët e Flamurtarit në pritje të telefonatave për Superioren
Flamurtari i ka dhënë fund makthit pesëvjeçar në Kategorinë e Parë, kështu që sezoni i ri i gjen në elitën e futbollit shqiptar. Misioni i kuqezinjve në të Parën quhet i mbyllur dhe pas disa ditësh stërvitjesh pa shumë ngarkesë, skuadra ka nisur pushimet.

Sa i përket Flamurtarit të Superiores, për momentin asgjë nuk e qartë, pasi drejtuesit janë në fazën e piketimeve të elementëve që u duhen për edicionin e ri. Lojtarët kanë nisur pushimet, por pjesa dërrmuese mbeten në pritje të telefonatave për të mësuar të ardhmen e tyre te kuqezinjtë.
Pas 1 qershorit, situata mund të jetë edhe më e qartë, pasi dihet se deri më 31 maj të gjithë janë nën kontratë me klubin. Më herët, në kampin vlonjat kanë qarkulluar disa emra si kandidatë të mundshëm për t’u larguar apo që mund t’u ofrohet rinovimi i kontratave.
ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL













